Në Greqi, një numër pronarësh të bizneseve të vogla kanë bërë punësime të rrema dhe kanë deklaruar punëtorë të rinj, të cilët nuk punojnë dhe nuk marrin një rrogë, në mënyrë që të përfitojnë një pakësim nga taksa mbi të ardhurat duke paguar siguracionet për një staf që nuk ekziston.
“Punësimet”, zakonisht, përfshijnë miq apo familjarë të papunësuar, të cilët gjithashtu përfitojnë nga skema e mashtrimit duke marrë një mbulim të plotë të përkujdesjes shëndetësore, si dhe duke plotësuar vitet që iu duhen për të dalë në pension.
Për shembull, një punëdhënës deklaron një punësim të rremë nën pagën bruto minimale prej 586 euro në muaj. Në listë pagesat mujore të biznesit, regjistrimi është 732.50 euro, duke përfshirë dhe siguracionet shoqërore. Nga ajo shumë, shpenzimet e punëdhënësit janë 94 euro për kontributet e punonjësit dhe 146 euro për siguracionet, në total 240 euro çdo muaj.
Si pasojë, duke paguar 3,360 euro në vit, sipërmarrësi rregjitron 10,255 shpenzime në librat e tij duke pakësuar taksën mbi të ardhurat me 5,311 euro, duke përfituar 1,951 euro në vit. Para të cilat duhet të kishin shkuar në arkën e shtetit.
Problemi qëndron se praktika të tilla janë shumë të vështira për t’u zbuluar, vetëm nëse denoncohen.
/Ekathimerini/