Greqi, TVSH-ja në transaksionet e pronës e lartë; blerësi paguan 33% më shumë se çmimi i pronës

05/06/2018 9:02 AM 0 komente

Blerja e një shtëpie apo apartamenti në Greqi që është ndërtuar në 12 vitet e fundit është e ndaluar për shumicën e blerësve të huaj ose për vendasit që kanë blerë tashmë banesën e tyre kryesore. Arsyeja nuk është kostoja e pronës – pasi çmimet kanë rënë 40-50 për qind që nga viti 2008 – por më tepër ngarkesa tatimore, në lidhje me taksën 24 për qind të vlerës së shtuar që duhet paguar.

Me përjashtim të personave që blejnë banesa kryesore, TVSH duhet të paguhet nga të gjithë blerësit e pronës me një leje ndërtimi të datës më 1 janar 2006, shkruan Ekathimerini.

Norma e Greqisë me 24 për qind do të thotë që ngarkesa e taksave është shumë e lartë në këto pasuri, kështu që askush nuk intereso0het. Kur dikush i shton shpenzimet e tjera të përfshira, siç është regjistrimi në noterë dhe kadastra, komisioni i agjentit të pasurisë etj, Greqia është vendi i katërt më i shtrenjtë në Bashkimin Europian në aspektin e kostos totale që përfshin transaksioni i shtëpisë së sapondërtuar, duke i detyruar blerësit të paguajnë një shtesë prej 33 për qind të çmimit të pronës.

Nëse tatimi mbi fitimet kapitale do të rifillohet edhe nga viti i ardhshëm, pasi është pezulluar deri në fund të vitit 2018, Greqia ka të ngjarë të kryejë listat e kostove të tilla në Europë.

Tani për tani, vendi më i shtrenjtë në BE për blerjen e një prone dhe pastaj rishitur atë pas disa vitesh është Italia me një kosto prej 37.7 për qind, e ndjekur nga Hungaria me 37.2 për qind dhe Kroacia me 35 për qind. Në të gjitha këto vende, arsyeja kryesore është norma e lartë e TVSH-së (mbi 20 për qind). Megjithatë, pronarët në ato shtete nuk përballen me pagesa të mëdha vjetore në formën e taksave të pronësisë, pasi Roma, Budapesti dhe Zagrebi kanë zgjedhur të taksojnë transaksionet e pronës dhe jo poseduesin.

Të dhënat e mësipërme forcojnë më tej rastin për uljen e normës së TVSH-së në sektor nga 24 në 13 për qind në Greqi, pasi blerësit e pronave që datojnë përpara vitit 2006 janë tatuar 20 për qind më pak, kështu që shtëpitë e reja anashkalohen.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz