Tatimi mbi të ardhurat në Greqi u llogarit 66 miliardë euro në 2015, ose 36.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, duke shënuar një rritje me 1 pikë përqindje, sipas raportit të Statistikave mbi të Ardhurat 1965-2015 të publikuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo vlerë është mbi mesataren e vendeve anëtare të OECD-së.
Në periudhën nga viti 1995 deri në 2007, kur Greqia shënoi shifra të larta të rritjes, norma e tatimit mbi të ardhurat si përqindje ndaj PBB-së luhatej midis 27.8% dhe 33.4%, ndërkohë që nga viti 2009 (vit kur filloi recesioni) ka pasur rritje të qëndrueshme në normën e tatimit mbi të ardhurat si përqindje ndaj PBB-së. Kjo për shkak të rritjes së tatimit që nga 2010, ndërkohë që në vitet e kaluara, rritja është mbështetur te konsumi më i madh.
Norma e taksimit e të ardhurave të korporatave si përqindje ndaj PBB-së ka mbetur e qëndrueshme, rreth 2.9 pikë përqindje, ndërkohë që norma e tatimit për taksapaguesit si përqindje e PBB-së është rritur nga 7.8 në 2014 në 8.5% në 2015, tregon raporti.