Ministrat e Financave të Eurozonës më në fund arritën të bien dakord për lëshimin e kredisë së mëtejshme për Greqinë, ashtu sikurse edhe për lehtësimin e borxheve. Ekspertët e financave që kanë ndjekur sagën Greke prej vitesh, e kanë cilësuar këtë vendim si “përparim të madh”.
Pas bisedimeve deri mbrëmë vonë, ministrat ranë dakord se do të zhbllokohet 10.3 miliardë euro si kredi e re për Athinën zyrtare.
Ky veprim erdhi dy ditë pasi parlamenti grek miratoi një shkurtime të tjera të shpenzimeve dhe rritën taksat, kërkesa të paraqitura prej muajsh tashmë nga kreditorët ndërkombëtarë.
Ministrat kanë deklaruar gjithashtu se do t’i ofrohet më në fund Greqisë.
Nga ana tjetër, në takim u plotësua edhe një kërkesë kyçe, e nisur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për lehtësimin e borxheve të Greqisë. Sipas FMN, borxhi publik është i paqëndrueshëm në nivelet aktuale prej rreth 180% e prodhimit të brendshëm bruto të Greqisë.
Marrëveshja u njoftua pas 11 orë bisedimesh mes 19 ministrave të eurozonës, përmes një konference për shtyp mëngjesin e sotëm nga presidenti i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.
Ai e cilësoi këtë moment si një fazë të re të programit të ndihmës financiare greke.
Optimizëm
“Unë mendoj se ka disa baza për optimizëm se ky mund të jetë fillimi i kthimit të rrethit vicioz të Greqisë nga recesioni, tani investitorët kanë një pistë të qartë për të investuar në Greqi”, ka deklaruar ministri i Financave greke Euklidi Tsakalotos, para se të largohej nga takimi në Bruksel.
FMN-ja ka insistuar prej kohësh tek qeveritë evropiane që Greqia të përfitojë një lehtësim të borxhit të saj në mënyrë që financat e saj publike të jenë më të qëndrueshme. Refuzimi i Gjermanisë dhe të tjerë kreditorëve për të bërë, kishin çuar në muaj grindjeje me FMN-në, në të cilën Athina kishte qenë diçka e një spektator në negociata.
Nevojat e financimit bruto të Athinës tregojnë se duhet të mbahet nën 15 për qind të PBB-së në periudhë afat të mesëm dhe nën 20 për qind në afat-gjatë.
Borxhe ndër vite
Një studim i ri paraqet shifra të frikshme, duke treguar së sa para kanë derdhur kreditorët ndër vite në arkën e Athinës Zyrtare. Nga 215.9 miliardë euro të garantuar deri më tani nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane, Mekanizmi Europian i Strabilitetit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, vetëm 9.7 miliardë kanë përfunduar realisht në arkat e Athinës, më pak se 5% e totalit.
Studimi, sipas mediave vendase, tregon se 86.9 miliardë euro janë përdorur për të shlyer detyrimet e ish-Trojkës, 52.3 miliardë për interesat e borxhit, 37.3 miliardë për të mbuluar detyrimet e prapambetura të shtetit dhe 29.7 miliardë për rikapitalizimin e bankave.
Qytetarëve grek, pikërisht ata që po vuajnë masat shtrënguese prej 5 vitesh tashmë, iu kanë mbetur “thërrimet”, 9.7 miliardë euro nga 215 miliardë në total.
Plani i tretë i shpëtimit, ky i miratuar së fundmi nën drejtimin e kryeministrit Tsipras, prej 86 miliardë eurosh, do të jetë edhe më pak bujar, pasi vetëm 300 milionë euro do të mbeten në arkat e shtetit. 60 miliardë euro do të shkojnë për të shlyer detyrimet.