Greqia dhe kreditorët europianë u përpoqën të martën të ulnin frikën se Athina do të dështojë në pagesën ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtare, e planifikuar javën që vjen.
Me paratë që po u mbarohen për të paguar rrogat e sektorit publik, pensionet dhe detyrimet e tjera, zyrarë të lartë të qeverisë së kryeministrit Alexis Tsipras kanë thënë hapur se qeveria nuk i ka paratë për t’i paguar 300 milionë euro FMN-së në 5 qershor.
Kërcënimi ka trazuar tregjet financiare, të cilat kanë frikë se një paaftësi paguese mund ta nxisë Greqinë të dalë nga monedha e përbashkët, duke i shtyrë ekonomitë europiane dhe globale drejt një territory të paeksploruar.
Megjithatë, qeveria të hënën përsëriti se do të përpiqej të bënte pagesën dhe ministry i financave Yanis Varoufakis shprehu besimin se do të arrihej në kohë për të shmangur familentin një marrëveshje me huadhënësit. i pyetur nëse Athina do ta bënte pagesën e ardhshme, ai tha: “Pa dyshim, do të ketë një marrëveshje deri në 5 qershor.”
Komentet shkaktuan një reagim pozitiv në Gjermani, kreditori më i madh i Greqisë dhe një nga kritikët më të ashpër në negociatat e zgjatura me huadhënësit e BE-së dhe FMN-së.
“Unë e gjej inkurajuese, në rast se është e vërtetë, që qeveria greke sinjalizoi dje dëshirën për të paguar 300 milionë euro FMN-së në 5 qershor,” tha një zyrtar gjerman.
“Unë mendoj se ka arsye për të besuar se ne nuk do të flasim për një situatë paaftësie paguese rreth 5 qershorit, as më parë dhe as më pas.”
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker – që ka qenë në kontakte të ngushta me Tsipras gjatë bisedimeve që kanë përparuar ngadalë – gjithashtu ka shprehur optimizmin se Athina do të paguajë në kohë.
“Përshtypja ime është se po rritet ideja që një falimntim duhet shmangur,” tha ai për agjencinë e lajmeve MNI. i pyetur se si një paaftësi paguese do të ndikonte negociatat, ai tha: “Kolegët grekë duhet ta dinë se ata duhet të paguajnë në qershor.”
Pagesa e 5 qershorit është e para e katër kësteve, që arrijnë në total 1.6 miliardë euro dhe i duhen paguar FMN-së muajin që vjen dhe kjo datë është kthyer në një pikë kyçe, për shtetin greke, që po i mbarojnë me shpejtësi rezervat në cash.