BQE ka ulur tashmë normat e interesit në nivele të ulët rekord dhe e ka lënë normën e saj të rifinancimit, e cila përcakton koston e kredisë së eurozonës, në 0.05 për qind.
Greqia dhe Qiproja, të cilat vijojnë të qëndrojnë në programet e shpëtimit të BE / FMN-së, do të kualifikohen për programin e BQE-së por do të jenë subjekt i kushteve të rrepta.
Në praktikë, borxhi grek nuk kualifikohet aktualisht teksa ekziston nje tjetër rregull qe përcakton se një maksimum prej 33 përqind të obligacioneve të emetuara nga çdo vend mund të blihet.
BQE dhe bankat e tjera qëndrore të eurozonës tashmë zotërojnë me shumë se kjo, edhe pse ato mund të fillojnë blerjet pasi mjaft nga obligacionet e tyre greke të maturohen për ta cuar totalin nën kufirin prej 33 për qind.
Greqia do të votojë të dielën në një situatë zgjedhore ku partia opozitare Syriza, anti-paketës së shpëtimit është pozicionuar drejt rrugës se duhur për të rezultuar si partia më e madhe në parlament.