GREQIA duket se ka dalë nga një recesion paralizues gjashtë-vjeçar. Shifrat e rregulluara sezonale zbulojnë se Greqia njoftoi tre tremujor të njëpasnjëshëm të rritjes këtë vit. Ekonomia prej 182 miliard euro u zgjerua me 0.8 përqind në tremujorin e parë, zgjerimi i parë që prej tremujorit të dytë të 2009.
Ajo më pas u rrit 0.3 përqind në tremujroin e dytë dhe 0.7 përqind në tremujorin e tretë si pasojë e të ardhurave nga turizmi. Por edhe nëse ekonomia vazhdon të rritet sikundër është parashikuar gjatë dy viteve të ardhshme, ajo do të kthehet vetëm në 80 përqind të madhësisë së saj përpara krizës në vitin 2007.
Sektori i turizmit grek është ndoshta sektori i vetëm që i ka rezistuar me sukses krizës ekonomike të gjashtë viteve të fundit.
Një krizë e borxhit dhe masat e ashpra të imponuara nga BE / FMN që nga recesioni i 2007 , thelluan recesionin, duke fshirë një të katërtën e ekonomisë, duke reduktuar të ardhurat familjare me 30 përqind, duke lënë mbi një në katër grekë të papunë dhe duke shkaktuar protesta të dhunshme.
Pavarësisht nga rimëkëmbja, vendi ende po përballet me disa probleme të pazgjidhura. Ai pritet të ketë më shumë lehtësim të borxheve. Ai ka arritur në masë të madhe të sjellë financat e tij në rrugë të mbarë dhe njoftoi një suficit buxhetor përpara pagesave të interesit vitin e kaluar.
Ai gjithashtu iu kthye tregjeve të obligacioneve me sukses këtë vit me shitjet e dy obligacioneve që arritën një total prej 4.5 miliard euro.
Analistët tani janë të mendimit se vendi do të përmirësojë raportet e tij të borxhit të fryrë në 2014. Qeveria perllogarit te reduktoje barrën e borxhit vitin e ardhshëm në 168 përqind të PBB-së nga 175 përqind këtë vit.