Përballë ritmit ‘anemik ‘të krijimit të vendeve të punës dhe rreth 1.3 milion qytetarëve të papunë, Greqia rrezikon një krizë të tejzgjatur sociale në rast se nuk do të merren masa urgjente, paralajmëroi një raport i ri publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Raporti, Productive Jobs for Greece (Vende pune produktive për Greqinë), tregon se më shumë se 70 për qind e pothuajse 1.3 milion të papunëve në vend kanë qenë pa punë për më shumë se një vit, si pasojë një në katër vende pune është humbur që nga fillimi i krizës ekonomike të vendit në vitin 2008.
Ndërkohë, numri i grekëve të rrezikuar nga varfëria është më shumë se dyfishuar në pesë vjet, duke u rritur nga vetëm mbi 20 për qind në vitin 2008 në 44 për qind në 2013, sipas raportit.