Greqia/ Ishujt më të lirë ku mund të shkoni për pushime…

03/07/2017 6:31 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Greqia ka gjithnjë sukses në verë, si për bukurinë e vendeve të saj, si për çmimet e përballueshme.
Ja cilët janë dhjetë ishujt low cost se ku mund të bëni pushimet tuaja këtë verë…

 

1. Ishulli Serifos

Vetëm dy orë larg me varkë nga Pireu, Serifos është në krye listës së destinacioneve të Greqisë. Bukuria e plazheve është e papërshkrueshme dhe në të njëjtën kohë çmimet janë mjaft të ulëta.

 

Kythera

2.Ishulli Kythera

Njihet edhe si Ishulli i Afërditës, ndodhet në jug të Peloponezit, në Detin Jon. Turistët e vlerësojnë për vendet e tij të bukura, fshatrat piktoreskë, monumentet bizantine, fortesat veneciane, kishat e manastiret. Frekuentohet shumë nga grekët vetë dhe është më pak i njohur në turizmin ndërkombëtar. Shtëpitë e peshkatarëve kanë çmime të ulëta.

 

Karpathos

3.Ishulli Karpathos

Kaparthos ndodhet në juglindje të Detit Egje. Një ndër karakteristikat e tij është era Meltemi që fryn furishëm dhe për këtë është ndër ishujt më të dashur nga serfistët. Hotelet më ekonomikë gjenden në Pigadia.

 

Andros

4. Ishulli Andros

Ndodhet në veri të arkipelagut Cicladi dhe është një ishull mjaft i vizituar, pasi është më afër portit të Attica-s. Plazhet e gjatë me rërë dhe ujërat e kristalta ju garantojnë pushime çlodhëse.

 

Thassos

5.Ishulli Thassos

Është ishulli grek që ndodhet më në veri të vendit. Thassos është disi larg dhe për këtë është relativisht pak i njohur nga turizmi masiv.

 

Symi

6. Ishulli Symi

Është një ishull grek në Detin Egje në arkipelagun Dodecanese, rreth një orë larg me traget. Është një ishull relativisht i vogël me shkëmbinj të mrekullueshëm dhe ujëra të kristalta. Pika më e bukur e këtij ishulli është Manastiri i Panormiti, ku pelegrinët mblidhen në nder të Kryeengjëllit Mikel, që konsiderohet mbrojtësi i ishullit.

 

Ikaria

7.Ishulli Ikaria

Ishulli Ikaria fsheh mjaft vende piktoreske dhe plazhe të mrekullueshme veçanërisht në pjesën jugore të tij. Për të shkuar aty duhet të bëni një udhëtim të gjatë me traget – kjo e bën një destinacion pak popullor nga turizmi masiv dhe për këtë çmimet janë mjaft të ulëta.

 

Kreta

8. Ishulli i Kretës

Është ishulli më i madh në gjithë Greqinë dhe për këtë ofron larmishmëri në zgjedhjen e hotelit. Kreta është e pasur me plazhe të shumta, parqe natyrorë dhe mjaft vende antike për t’u vizituar.

 

Kos

9. Ishulli Kos

Janë të shumta fluturimet low cost në  ishull Kos. Numri i turistëve në këtë ishull rritet çdo vit.

 

Erimitis bay, Paxos, Greece

10. Ishulli Milos

Ishulli vullkanik i Milos është një perlë e vërtetë dhe vizitohet nga një numër i madh turistësh në verë. Milos ka 75 plazhe.

 

Burimi: siviaggia.it

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz