Greqia dhe monitoruesit e Programit të Shpëtimit vazhdojnë bisedimet në përpjekje për të firmosur një marrëveshje për sa i përket shkurtimit të pensioneve dhe të reformës së tregut të punës, në mënyrë që të zhbllokohet kësti tjetër i ndihmës prej 86 miliardë euro nga programi i shpëtimit i Athinës.
Jeroen Dijsselbloem, presidenti i grupit të ministrave të Financës së Eurozonës, tha se është bërë progres në negociatat midis Brukselit dhe Greqisë. Megjithatë zyrtarisht është njoftuar se ministrat kanë planifikuar vazhdimin e bisedimeve të mëtejshme.
Athina dhe kreditorët e saj janë në garë për të arritur një marrëveshje përpara një sërë ripagesash borxhi, që përllogariten më shumë se 6 miliardë euro, që Greqia duhet t’i bëjë deri në korrik. Marrëveshja do të jetë faktor kyç për qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar si partner financiar në programin e shpëtimin, për të cilën Gjermania thotë së është element i domosdoshëm që Athina të marrë këstet e tjera.
Pierre Moscovici, Komisioneri i Ekonomisë për BE-në, thasë marrëveshja e shpejtë është e domosdoshme duke qenë se vonesa të mëtejshme do të sillnin dëm fiskal për Greqinë. Grekët kanë vuajtur shumë dhe kanë nevojë që të shikojnë dritë në fund të këtij tuneli të gjatë me masa shtrënguese. Sipas një prej zyrtarëve të lartë të BE-së, përmbushja e afatit final në korrik pa këstin e radhës të shpëtimit do ta linte ekonominë greke në një gjendje që të gjithë parametrat do të duhet të rishikohen.
Zyrtarët janë të vetëdijshëm se edhe pasi të arrihet paketa e reformës, duhet të kapërcehet terreni i vështirë përpara se FMN-ja të marrë në konsideratë që t’i bashkohet programit të shpëtimit. Depozitat vazhdojnë që të zhvendoset jashtë bankave greke për shkak të pasigurisë së programit të shpëtimit, më tërheqje që i kanë kaluar 2 miliardë euro në muajin janar dhe shkurt.
/Financial Times/