Greqia nuk do të jetë në gjendje të shlyejë pagesën ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar që pritet më 5 qershor, pa arritjen e marrëveshjes me kreditorët e saj ndërkombëtarë, deklaroi sot kryetari i parlamentit të qeverisë.
Athina po përballet me disa pagesa që arrijnë në rreth 1.5 miliard euro (1.7 miliard dolarë) në muajin e ardhshëm ndaj FMN-së dhe është në proces bisedimesh me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të përfunduar marrëveshjen para-per-reforma perpara se ‘të mbetet trokë’.
“Aktualisht është momenti që negociatat kanë arritur në një pikë kritike. Tani është momenti i së vërtetës, 5 qershori, ‘ referoi kryetari i parlamentit Nikos Filis, nga partia Syriza në pushtet për televizionin ANT1.
‘Nëse nuk ka marrëveshje deri në afatin e caktuar, kjo do të trajtojë problemin aktual të financimit, ata nuk do të përfitojnë asnjë pare,’ tha ai.
Pa qasje në tregjet e borxhit ose ndihmë, qeveria është mbërthyer ‘në ngërcin’ e negociatave të vështira teksa arkat ‘po zbrazen’.
Pagesa prej rreth 750 milion euro ndaj FMN-së javën e kaluar u krye vetëm pasi u shfrytëzua llogaria e mbajtur në Fond.
Bisedimet me Bashkimin Evropian dhe huadhënësit e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë zvarritur për katër muajt e fundit. Një përfundim i suksesshëm do të emetonte rreth 7.2 miliard euro ndihmë, por bisedimet kanë ngecur mbi reformën e pensioneve dhe punës propozuar nga kreditorët dhe kundërshtuar nga Athina.
‘Nuk ka para për të huajt (huadhënësit), ndërsa ata nuk na kanë dhënë asnjë fonde për një vit,’ tha Filis. ‘Ne nuk kemi pse ta kryejmë pagesën dhe kjo është pjesë e diskutimit. ‘
Ai tha se qeveria do të sigurohet se ka para për të paguar pensionet dhe pagat përpara kryerjes së pagesave të borxhit ndaj FMN-së.
Të martën huadhënësit evropian të Greqisë zbehën shpresat e Greqisë për përfundimin e shpejtë te negociatave te marrëveshjes së ndihmës dhe thanë se bisedimet duhet të përshpejtohen përpara se vendi të ‘mbetet trokë.