Ligjvënësit grekë nuk kanë arritur të zgjedhin një president të ri në një raund final të votimeve të hënën, duke bërë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme që mund të vërë në pikëpyetje prohramin ndërkombëtar të shpëtimit, që I duhet vendit që të vazhdojë të paguajë faturat e veta.
Kandidati I vetëm në garë, ish komisioneri europian Stavros Dimas, e ruajti rezultatin që kishte arritur në raundin e dytë të votimeve përpara Krishtlindjeve, por për pak nuk arriti që të marrë 180 votat e duhura për tu bërë president.
Në bazë të ligjit grek, tashmë duhen thirru zgjdhjet parlamentare, duke bërë që tregjet financiare dhe partnerët europianë të Greqisë të përballen me javë pasigurish që mund të dëmtojnë shenjat e brishta të rimëkëmbjes ekonomike dhe të dëmtojnë financat publike të vendit. Zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahen në fillim të shkurtit.
Partia radikale majtiste Syriza, e cila dëshiron të anulojë marrëveshjen e shpëtimit të Greqisë me BE-në dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të fshijë një pjesë të mirë të borxhit të saj, ka kryesuar në sondazhet e opinionit për muaj, ndonëse avantazhi i saj është ngushtuar disi në javët e fundit .
Ndasitë midis partnerëve potencialë të koalicionit pas zgjedhor për të dy palët si për Syriza ashtu dhe partinë konservatore të Samaras, Demokracia e Re kanë komplikuar gjithashtu perspektivën, duke rritur rrezikun se çdo qeveri e re ka të ngjarë të jetë jetëshkurtër.
Duke nënvizuar paqëndrueshmërinë me të cilën po përballen tregjet, indeksi kryesor i tregut të aksioneve të Athinës përshpejtoi humbjet për të rënë 10.7 për qind pas votimit, ndërsa yield-et e obligacioneve greke kërcyen mbi 9 për qind.
Kryeministri Antonis Samaras u bëri thirrje ligjvënësve në fundjavë të zgjedhin Dimas si pauses të kreut 85-vjeçar të shtetit Karolos Papulias dhe të mundësojnë në këtë mënyrë realizimin e raundit të fundit të negociatave të paketës së shpëtimit.
Por duke ofruar marrëveshjen e përshpejtimit të zgjedhjeve të planifikuara për në mes të vitit 2016 në fund të vitit të ardhshëm, ai përjashtoi lëshimet e reja dhe tha se kishte besim në fitoren e cdo zgjedhje.
Samaras, të cilit i është kërkuar vazhdimisht një fund i hershëm i programit thellësisht jopopullor të paketës së shpëtimit, njoftoi votimin presidencial në fillim të këtij muaji në përpjekje për t’i dhënë fund pasigurisë politike ndaj koalicionit të tij qeveritar.
Një ekip negociator nga ‘trojka’ e kreditorëve BE, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane, pritej të rifillonte bisedimet në Athinë muajin e ardhshëm për ti dhënë fund paketës së shpëtimit prej 240 miliard eurosh (290 miliard dollarësh) dhe për të dakoruar një program të përkohshëm post-paketës së shpëtimit.
Në përpjekje për të risiguruar partnerët ndërkombëtarë, udhëheqësi Syriza-s, Alexis Tsipras ka përdorur një ton më të moderuar kohëve të fundit, duke premtuar se do ta mbajë Greqinë në euro dhe do të negociojë fundin e marrëveshjes së paketës së shpëtimit në vend që ta ‘eleminojë’ atë në mënyrë të njëanshme.
Por ai ka këmbëngulur në premtimin e tij për të përmbysur shumë nga masat e ashpra të imponuara gjatë krizës, duke anuluar shkurtimet në pagat minimale, ngrirjen e pushimeve nga puna shtetërore dhe ndalimin e shitjes së aktiveve shtetërore.