Huadhënësit e Greqisë ende duhet të binden se Athina mund të mbushë boshllëkun më të madh fiscal se sa pritej, kur të rinisin bisedimet mbi reformat e nevojshme në bazë të një rishqyrtimi ndërkombëta rrreth paketës së ndihmës javën e ardhshme, tha ministri i Financave.
Bisedimet mes drejtuesve të misionit të BE / FMN që shqyrtojnë progresin e Greqisë dhe qeverisë mbi planin e ashpër të reformës së pensioneve, objektivat fiskale dhe trajtimin e kredive të këqija, ndali të premten, pas katër ditësh takime radhazi.
Ata pritet të vazhdojnë ‘ javën e ardhshme’ dhe më pas të përfundojnë dy javë më vonë, referoi ministri i Financave, Euklidi Tsakalotos, duke shtuar se ekipet teknike kanë diskutuar madhësinë e hendekut fiskal për vitin 2016 dhe performancën e vendit vitin e kaluar.
Tregu i aksioneve të Greqisë ra rreth 8 për qind të hënën si pasojë e shqetësimit se rishikimi i paketës së ndihmës kishte hasur pengesa. Federata e industrialistëve të vendit paralajmëroi se vonesat në përfundimin e shqyrtimit ka të ngjarë të dëmtojnë ekonominë.