Qeveritë e Egjiptit, Greqisë dhe Qipros i kërkuan Turqisë të mërkurën të ndalojë përpjekjet të hartojë depozitat e gazit në zonat e Mesdheut lindor të pretenduara nga Qipro, duke thënë se puna ishte e jasht-ligjshme.
Qiproja, anëtar i Bashkimit Evropian, është e shqetësuar në zhvillimin e rezervave të gazit në të ashtuquajturën zonën e saj ekskluzive ekonomike – një rajon në det të hapur që shtrihet në jug të ishullit.
Turqia nuk e njeh Qipron, etnikisht e ndarë mes popullsisë qipriote grekë dhe turke, dhe qeveria në Nikosia e ka akuzuar atë se ka dërguar një anije kërkimore për të mbledhur të dhëna sizmike në zonën e kontestuar.
Ministrat e jashtëm të Egjiptit, Greqisë dhe Qipros u takuan në Nikosia të mërkurën për t’u përgatitur për një takim mes tre kombeve muajin e ardhshëm, dhe dënuan veprimet e Turqisë.