Greqia po planifikon rikthimin në tregun e bonove 5-vjeçare, por vetëm pasi të ketë marrë fund mosmarrëveshja afatgjatë me Maqedoninë fqinjë, raportuan dy burime të ndryshme për Reuters.
Vitin e kaluar, Greqia pritej që të sillte një transaksion 10-vjeçar në euro, por u detyrua të shtyjë marrëveshjen për shkak të paqëndrueshmërisë së buxhetit të Italisë. Dy burime, një nga agjencia e borxhit dhe nga një tregtuesit kryesorë, u shprehën se Athina duhet të planifikojë obligacione me afat më të shkurtër.
Kjo do të jetë njëkohësisht edhe bonoja e parë e Athinës që prej shkurtit të vitit të kaluar. “Ne planifikojmë të procedojmë me bono 5-vjeçare, por ne duam që votimi mbi mosmarrëveshjen me Maqedonisë të marrë fund”, u shpreh burimi i agjencisë së borxhit. Kryeministri grek Alexis Tsipras fitoi një mocion besimi, duke hequr çdo pengesë mbi përfundimin e mosmarrëveshjes që Greqia ka me Maqedoninë mbi çështjen e emrit, si dhe për të shmangur mundësitë e zgjedhjeve të menjëhershme.
Qeveria nuk ka shpallur ende një datë për votimin parlamentar mbi marrëveshjen e Maqedonisë. “Ju mund të lëvizni drejt tregjeve vetëm kur të keni qetësi politike në vendin tuaj dhe vetëm atëherë kur të mos ketë trazira në tregje”, tha një zyrtar nga agjencia.
Komisioneri i Ekonomisë së BE-së, Pierre Moscovici, i kërkoi Greqisë javën e kaluar të rifitojë aksesin e plotë në tregjet e borxhit dhe emetuesi ka thënë se dëshiron të kthehet në treg si një huamarrës i rregullt. Burimet e tregut thanë se Greqia kishte planifikuar të sillte një transaksion 10-vjeçar në euro në verën e vitit 2018, por luhatshmëria në borxhin italian ndikoi mbi tregun e bonove të qeverisë greke, duke e kthyer marrëveshjen në të papërshtatshme.
Greqia doli nga paketa e tretë ndërkombëtare e shpëtimit vetëm në gusht të 2018-s dhe planifikon të gjenerojnë 5-7 miliardë euro nga tregu i bonove këtë viti. Greqia është në një pozicion ku nuk ka më nevojë për fonde, dhe në këtë mënyrë ata të mund të zgjedhin se cila pjesë e kurbës u përshtatet atyre më së miri. Meqenëse ata po vijnë në treg pas një ndërprerje të gjatë, do të ishte e kuptueshme që ata të fillonin me bono 5-vjeçare dhe pastaj të rriteshin gradualisht, u shpreh një bankier.
Bonot 5-vjeçare të Greqisë janë të vonuara dhe rendimenti i tyre preku nivelin më të ulët të këtyre pesë muajve të fundit, prej 2.93%.
Ndërsa bonot e saj 10-vjeçare pritet të kenë një rendiment prej 4.2%, një nivel që konsiderohej si i paarritshëm për Greqinë, nga disa prej tregtarëve kryesore. Sipas Louis Gargour, zyrtar kryesor i investimeve në firmën LNG Capital me bazë në Londër dhe një investitor afatgjatë në Greqi, ne duhet ta shikojmë me optimizëm Greqinë dhe të mendojmë se marrëveshja do të shkojë më së miri.
Jack Kelly, drejtor i investimeve në Aberdeen Standard, tha se Greqia ka grumbulluar një rezervë të konsiderueshme të parave të gatshme përpara rihyrjes në treg.
Ai tha se, edhe pse axhenda e reformës greke është ngadalësuar shumë, ajo ka qëndruar brenda kufijve të caktuar të deficitit në kontrast me disa shtete të tjera.