Bisedimet midis Greqisë dhe ministrave të financave të zones së euros mbi krizën e borxhit të vendit ‘dështuan’ të hënën kur Athina refuzoi propozimin për të kërkuar një zgjatim gjashtë-mujor të paketës së saj të ndihmës ndërkombëtare si të ‘papranueshme’.
‘Dështimi’ i shpejtë i papritur ngriti dyshime mbi të ardhmen e Greqisë në zonën e monedhës së vetme pasi qeveria e re e udhëhequr nga e majta u zotua të anulojë paketën e shpëtimit prej 240 miliard eurosh (272.4 miliard dollarë), ‘përmbysë’ politikat shtrënguese dhe ti japë fund bashkëpunimit me inspektorët e BE / FMN.
Ministri holandez i financave Jeroen Dijsselbloem, i cili kryesoi takimin, tha se Athina kishte afat deri të premten për të kërkuar shtyrje, përndryshe paketa e e shpëtimit do të përfundojë në fund të muajit. Shteti grek dhe bankat e saj më pas do të përballen me shfaqjen e një ‘kaosi’ të kesh-it.
Mbetet e paqartë se për sa kohë mundet që Greqia të mbijetojë pa mbështetjen e huaj. Euro ra kundrejt dollarit pas deshtimit te bisedimeve por me Ëall Street që qëndron i mbyllur për festë, forca e plotë e cdo reagimi të tregut pritet të ndihet vetëm sot.
Banka Qendrore Evropiane do të vendosë të mërkurën nëse do të mbajë kreditimin emergjent për bankat greke të cilat po vuajnë tërheqje të depozitave me një normë të vlerësuar prej 2 miliard euro (2.27 miliard dollarë) në javë. Shteti pritet te përballet me disa pagesa të rënda të kredisë në muajin mars.
Në dukje i vendosur për të mos u ‘intimiduar’ nga ‘kori’ i ministrave të BE që referojnë në sinkroni se ai duhet të ‘përtypë’ krenarinë greke dhe të kthehet për të kërkuar shtryrje të paketës, ministri i financave Yanis Varoufakis, një ekonomist akademik i krahut të majtë, shprehu besimin se një marrëveshje me të tjera kushte ka të ngjarë të arrihet në pak ditë.
‘Unë nuk kam asnjë dyshim se, brenda 48 orëve të ardhshme Evropa, do të mblidhet së bashku dhe ne do të gjejmë mënyrën e duhur për tu shprehur ndërsa do të vendosim për të bërë atë cka është vërtetë e domosdoshme,’ tha Varoufakis, duke paralajmëruar se gjuha e ultimatumit nuk ka funksionuar kurrë në Evropë.
Ai u citua të thotë se e quajti ‘të shkëlqyer’ propozimin e Komisionit Evropian permes se cilit Greqia do të sigurojë katër deri në gjashtë muaj kredi në këmbim të ‘ngrirjes’ së politikave të saj anti-shtrënguese. Ai tha se ka qënë i gatshëm të nënshkruajë të- por se Dijsselbloem prezantoi një marrëveshje të ndryshme dhe ‘tepër problematike’.