Qeveria e re e Greqisë tërhoqi thirrjet për fshirje të borxhit të saj të jashtëm dhe propozoi ti japë fund ‘ngërcit’ me kreditorët e saj zyrtare duke shkëmbyer borxhin me obligacionet e lidhura me rritjen të hënën, një javë pas zgjedhjeve të saj mbështetur në një platformë anti-shtrënguese.
Ministri i Financave Yanis Varoufakis, në Londër për të risiguruar investitorët privat se ai nuk kërkon konfrontim me Brukselin mbi marrëveshjen e re të borxhit, tha se qeveria e re e majtë do ti ‘clirojë’ nga humbjet obligacionet e zotëruara privatisht , sipas një burimi të Reuters.
Propozimet e raportuara, të cilat përfshinin zotimin për të reformuar ekonominë greke, janë në kontrast të fortë me zotimet këmbëngulëse të qeverisë në Athinë javën e kaluar për të eleminuar kushtet e ashpra shtrënguese të imponuara në kuadër të paketës aktuale të shpëtimit të saj.
Dje vonë, Varoufakis lëshoi një deklaratë duke thënë se komentet e tij për investitorët financiarë ishin keqinterpretuar. Ai nuk dha hollësi, por ai u raportua gjerësisht në mediat greke se do të tërhiqej nga qëllimi i qeverisë për reduktimin e borxhit.
Nuk ishte e qartë nëse propozimet do të pranohen nga ‘shtylla’ e Evropës, Gjermania, e cila kundërshton zbutjen e kushteve.
Varoufakis nuk e kishte diskutuar këtë shkëmbim me zyrtarë të Bashkimit Europian ose kreditorë të Bankës Qendrore Evropiane, tha burimi, i cili ka njohuri të drejtpërdrejtë të planeve, por që kërkon të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Ministri i financave tha gjithashtu se ai nuk kishte përcaktuar ende vlerën e shkëmbimit, sipas burimit, duke e quajtur atë një ‘punë në progres’.
Ministri i financave të Gjermanisë Volfgang Schauble tha për Reuters gjatë një interviste të mëparshme të hënën se Berlini nuk do të pranojë asnjë ndryshim të njëanshëm në programin e borxhit të Greqisë.
Ministri i Financave dhe Kryeministri i ri i Greqisë Aleksis Tsipras kanë ndërmarrë një turne nëpër kryeqytetet Europiane në përpjekje diplomatike për të ‘zëvendësuar’ marrëveshjen e shpëtimit të Greqisë me Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, të njohur si ‘trojka’.