Perspektiva e Greqisë për tu larguar nga eurozona nuk paraqet më rrezik për sektorin bankar francez, deklaroi anëtari i këshillit drejtues të BQE-së, Christian Noyer.
Noyer, i cili është gjithashtu guvernator i bankës qendrore franceze, tha se bankat franceze kanë reduktuar në mënyrë drastike ekspozimin e tyre ndaj vendit gjatë viteve të fundit.
“Ajo (Grexit) nuk përbën një rrezik që unë e konsideroj të jetë i rëndësishëm për sektorin bankar francez tani, ‘tha Noyer në një konferencë për shtyp.
“Kjo mbi të gjitha përbën rrezik për Greqinë,” tha ai, duke shtuar se problemi më i madh i Greqisë ishte rigjallërimi i rritjes teksa askush nuk dëshironte ta mbante vendin të varur nga ndihma e huaj.