Gruaja dhe veshja ne pune

26/08/2008 00:00 0 komente

Nese doni te beni karriere, duhet te jeni e rafinuar, por jo viktime e modes

Per t’u veshur ne menyre te pershtatshme ne pune, qellimi juaj duhet te perqendrohet ne projektimin e nje imazhi profesional, kompetent, qe nuk tregon ne menyre te dukshme nivelin tuaj te punesimit.

Stilet, ngjyrat, gjatesia dhe pershtatja e menyres tuaj te te veshurit do te flase shume per aftesite tuaja ne pune. Nese jeni te interesuar per karrieren tuaj, juve ju intereson te dukeni me profesional sesa terheqes apo te modes.

Ne pergjithesi, sa me terheqese te jete nje veshje apo stoli, aq me e papershtatshme eshte ajo per nje veshje zyrtare.

Disa porosi per t’u dukur te rafinuara

Ngjyrat luajne nje rol te rendesishem ne imazhin tuaj. Ngjyrat tradicionale te karrieres perfshijne te kuqen (agresive), blune (ndershmeri), grine (e matur) dhe te zezen (elegante). Shume nga keto ngjyra shkojne mire per pantallona, funde, bluza dhe kepuce. Ato mund te kombinohen me disa ngjyra te lehta femerore te pershtatshme si blu e akullt, ngjyre jargavani, roze e lehte dhe ngjyre fildishi. Ngjyra te forta si roze e flakte apo veshje te stampuara mund t’ju krijojne probleme ne zyre. Megjithate, persona krijues mund te arrijne t’i kombinojne mire ato.

Stolite qe bejne zhurme, (vathe te tipit kembane, apo disa byzylyqe) ju heqin mendjen nga puna. Zgjidhni vathe te vegjel, ose nje byzylyk te vetem.

çanta e dores me lekure gjarpri nuk eshte e pershatshme. Zgjidhni stile qe ju prezantojne me nje imazh me te organizuar.

Shume gjera qe mund t’ju ndihmojne te krijoni nje imazh te rafinuar per veten gjenden ne detajet. Ngjyra e manikyrit, çorapet, kepucet apo floket. 

Pershtatja eshte gjithçka kur flitet per zgjedhjen e veshjeve tuaja te punes. Pantallonat nuk duhet te jene te ngushta dhe viza e hekurosjes duhet te jete e dukshme. Fundet duhet te jene aq te lire sa te mund te uleni ne menyre te rehatshme. Xhaketa duhet te jete e tille qe te mund te mbyllet dhe bluza nuk duhet te rrije e hapur mes nje butoni dhe tjetrit.  

Te krijoni nje imazh tuajin personal ne pune eshte e rendesishme, ndaj veshjet me shume shenja dalluese dhe shume aksesore duken te pavend ne pune. Nje stilim i vogel ne çante shkon shume mire, por nje shkrim ne pardesy eshte qesharak.

Zgjidhni veshje per nje trup te rregullt, me nje stilim te qarte dhe qe duket profesional.

Si te zgjidhni

Nuk e dini se nga duhet te filloni te merreni me imazhin tuaj te karrieresr Nuk jeni vetem. Shume kompani nuk kane direktiva specifike per çfare duhet veshur ne pune.

çelesi me i mire per veshjen ne kompani eshte te shikoni si vishet shefja juaj. Vetem mendoni per stilin e veshjes se gruas qe drejton ne kompani dhe perdorni kete stil per te mbushur garderoben tuaj. Ajo vishet me kostume me funde, apo zgjedh me shpesh pantallonat. Shikoni nese mbath çorape apo jo. Kepuce te hapura apo te mbyllura.

Nese nuk keni nje femer drejtuese me te cilen mund “te haheni” shikoni se çfare veshin burrat. Nese ata paraqiten me kostume me kollare çdo dite, zgjidhja juaj me e mire eshte te perdorni kostume me funde apo pantallona. Me pak fjale te paraqiteni ne menyren me formale te mundshme ne kompanine ku punoni, nese doni te beni karriere.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.