Grupi BALFIN njofton se ka marrw ekskluzivitetin e Carrefour Albania – rrjetit më të madh të supermarketeve në Shqipëri që prej Majit të këtij viti.
Sipas njoftimit zyrtar Carrefour Albania ka filluar të zbatojë një plan shumë energjik. “Eksperienca e Grupit në tregun e shitjeve me pakicë, stafi i kualifikuar për t’u përballur me sfida të tilla dhe dëshira për të ngritur rrjetin e supermarketeve në nivelet më të larta po e transformojnë Carrefour Albania në një kohë shumë të shkurtër. Puna që ka nisur në pak ditë po jep shume shpejt ndryshimin e menjëhershëm dhe të dëshiruar, i cili po vihet re dukshëm në hipermarketet e Carrefour në QTU dhe TEG si dhe në supermarketet si në Tiranë ashtu dhe në qytetet kryesore ku ky rrjet është I pranishëm”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht në planet e Grupit është gjithashtu edhe investimi prej 15 milion EUR gjate vitit 2015 ne zgjerimin e rrjetit me supermarkete dhe hipermarkete të reja që do të mbuloje gjithë territorin e vendit me produktet dhe shërbimet cilësore.
Balfin, Balkan Finance Investment, Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. Sot, me zyrat qendrore në Tiranë, Grupi Balfin ka një aktivitet të shtrirë në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Kosovë dhe Dubai me aktivitetin e shoqërive si Neptun, Tirana East Gate, QTU, Mane TCI, Alb Chrome, Tirana Logistic Park, Jumbo si dhe shume investime te tjera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.