Diego Rivera dhe Jorge Negrete, ngjyra dhe muzika (shpirti) e Meksikës, kanë lindur këtu. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Sepse Guanajuato është ‘esenca’ e një vendi të tërë, është zemra e tij që rreh ngadaltë. E gëzueshme dhe miqësore. Gjithcka është sin ë një mozaik emocionesh që kapet psa kodrave që zhyten poshtë dhe pasojnë në polikromi- okër, kobalt – të pallateve dhe kishave, që ngjiten rrugëve me kalldrëm.
Është koha që ka ndaluar dhe mijëra histori për të dëgjuar, qyteti kolonial ku të gjithë do të ëndërronin të humbnin për shkak se ai ruan diçka nga shumë prej kryeqyteteve të vjetra të Evropës – pak ‘Lisbonës, pak’ Napoli, pak ‘Paris – por pastaj, shkëlqen në vetvete , nga një mister i lashtë. Dy mijë metra mbi nivelin e detit dhe tre orë me makinë në drejtim të veriut nga Mexico City, gjithcka përreth minierave të vjetra të argjendit që kanë bërë të çmenden nga lakmia kolonizatorët (tanimë trashëgimi botërore e UNESKO-s, si qendër historike), poshtë drejt lumit ajo cka mbetet nga mullinjtë dhe një rrjet i dendur tunelesh. Nëpër rrugë shumë student universiteti. Një jetë intelektuale: është kryeqyteti Cervantina i Amerikës dhe që mirëpret një mori festivalesh të jashtëzakonshëm.
Ngjituni pak më lart. Në drejtimin e Kishës San Cayetano. Bileta për teleferik kushton 15 pesos (85 cent), 5 ajo e autobusit dhe taksia që kërkon 30. Ndërtesë në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë me gurë zinj ee të bardhë është një triumf baroku me një tribunë të bukur. Ju Nga aty mund të shijoni një pamje të shkëlqyer. Fare pranë ka dyqane të vogla artizanale dhe një bar tipik – El Fusilado – ku minatorët hanë mëngjesin (por përkryer është të kaloni mbrëmjen me një ‘mezcal’(pije alkoolike tradicionale) të mirë.