Ai ka fituar dy Champions Leagues, tre tituj të La Liga, dy trofe të Copa del Rey dhe ka ndërmarrë përgjegjësinë e fituesit të trefishtë Bayern Munich. Shtojmë këtu se Pep Guardiola është menaxheri më i paguar i futbollit në botë, dhe renditet me14.8million paund në vit.
Pavarësisht më kompleks është fakti se trajneri problematik i Ëest Ham, Sam Allardyce është menaxheri i 13-të më i paguar në botë, me 2.95 milion paund që e rendisin atë mbi Roberto Mancini (Galatasaray, 2.92 milion paund), Rafa Benitez (Napoli, 2.92 milion paund) dhe në të njëjtin nivel me menaxherin anglesz Roy Hodgson.
Shifrat e habitshme, botuar nga Sporting Intelligence, tregojnë se nga 30 trajnerët më të paguar në botë, tetë punojnë në Angli, pesë në Itali, katër në Spanjë, tre në Gjermani dhe dy në Rusi.
Trajneri më i paguar angleze ësht pa dyshim Jose Mourinho, i cili është i dyti në listën e përgjithshme. Menaxheri i Chelsea siguron 8.34milion paund në vit në Stamford Bridge. Arsene Ëenger (Arsenal, 6.89milion paund) nuk është shumë prapa Mourinho duke u renditur i katërti, duke ‘nxjerrë jashtë lojë’ italianin Marcelo Lippi (8.34milion paund), në krye të Guangzhou.
Ish-menaxheri i Anglisë, Fabio Capello është pozicionuar gjithashtu lartë në listë duke zënë vendin e pestë, menaxheri i Rusisë me 6.51milion paund. Mega-menaxheri i pasur i Manchester City, Manuel Pellegrini është i dhjeti me 3.47milion paund, prapa Carlo Ancelotti (Real Madrid, 6.26 milion paund), David Moyes (Manchester United, 4.92milion paund), Tata Martino (4.5 milion paund) dhe Jurgen Klopp ( Borussia Dortmund, 4.3milion paund).
Luiz Felipe Scolari (Brazil, £ 2.3 milion), Cesare Prandelli (Itali, £ 2.5m), Loë dhe Del Bosque janë bosët e tjerë ndërkombëtarë në 30 më të paguar në botë.