Guidë për Shqipërinë në 2018, fituesit marrin statusin e ‘udhërrëfyesit’ këtë javë

15/04/2018 10:00 PM 0 komente

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka njoftuar më herët se ka nisur procesi i dorëzimit të dokumentacionit për t’u pajisur me certifikatën e përkohshme, me afat deri më datën 30.09.2018 për udhërrëfyesit turistikë, si kërkesë e Nenit 57 të Ligjit 93/2015 “Për turizmin”. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit, ishte ditën e mërkurës së javës së shkuar, më 11 prill.

Aplikuesit do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim dhe me gojë për vlerësimin e njohurive dhe aftësive profesionale të tyre që do të zhvillohen në datat 19-20 Prill 2018.

Për t’u përfshirë në fazën e katërt të certifikimit të udhërrëfyesve turistikë, për të cilët pranohen shqiptarët, ashtu sikurse edhe të huajt, duhen plotësuar disa kushte e dokumentacione, që përfshijnë

Kërkesë e cila përmban:

  1. a) të dhënat e aplikuesit (emrin, mbiemrin, numrin personal, adresën e saktë, numrin e telefonit);
  2. b) kategorinë e udhërrëfyesit turistik, për të cilën kërkohet certifikata;
  3. c) gjuhën ose gjuhët e huaja në të cilën udhërrëfyesi do të ushtrojë aktivitetin e tij.

Fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës;

Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj përpara datës së aplikimit, e cila mund të paraqitet origjinale ose fotokopje e noterizuar (ose formularin e aplikimit për pajisjen me dëshmi penaliteti);

Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm ose të lartë;

Fotokopjen e noterizuar të dokumentit që vërteton përfundimin me sukses të programit të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik (Certifikata të trajnimeve, seminareve, workshope për kategorinë përkatëse të udhërrëfyesit turistik);

Programet e trajnimeve, seminareve etj. që janë kryer, si dhe institucionin ofrues të këtyre trajnimeve, seminareve.;

Certifikatën e vlefshme të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose subjekte të tjera, vendase apo të huaja;

Vërtetime pune/ kontrata pune/shërbimi ose dokumente të tjera për të vërtetuar eksperiencën në punë gjatë 5 viteve të fundit;

Dokumentin që vërteton njohjen dhe aftësitë komunikuese shumë të mira në gjuhën e huaj, në të cilën do të ofrojë shërbimet e tij udhërrëfyesi turistik, të paktën në nivelin B2.

Vërtetimin për pagesën e tarifës së aplikimit, në shumën 500 Lekë.

Për shtetasit e huaj, përveç dokumenteve të sipërpërmendura, duhet dorëzuar edhe:

  1. a) Leja e qëndrimit e shtetasit të huaj në Republikën e Shqipërisë, e vlefshme për jo më pak se një vit;
  2. b) Dokument (certifikatë/dëshmi) që vërteton njohuritë bazë të gjuhës shqipe, të lëshuar nga një institucion i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Sipas ligjit për Turizmin, Kategoritë e udhërrëfyesit turistik në Republikën e Shqipërisë përfshijnë: a) udhërrëfyes turistik kombëtar, personi, i cili  mund të udhëheqë në të gjithë territorin e  Republikës së Shqipërisë;

  1. b) udhërrëfyes turistik lokal, personi, i cili mund të udhëheqë vetëm në një zonë të kufizuar;
  2. c) udhërrëfyes i specialitetit të veçantë, personi, i cili mund të udhëheqë veprimtari të turizmit të

aventurës dhe të interesit të veçantë.

 

Ndërsa Kriteret për certifikimin e udhërrëfyesit turistik janë:

  1. Veprimtaria e udhërrëfyesit lejohet për t’u ushtruar, pas pajisjes së këtij të fundit

me certifikatë.

  1. Kriteret për pajisjen me certifikatë, për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik,

detyrat, përgjegjësitë dhe kodi i etikës së tyre, parashikohen në rregulloren e miratuar me vendim

të Këshillit të Ministrave.

  1. Ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatën e udhërrëfyesit turistik për kategorinë

dhe gjuhën përkatëse të udhërrëfyesit.

  1. Certifikata që miraton kryerjen e shërbimit të udhërrëfyesit turistik regjistrohet në Regjistrin

Qendror të Turizmit, që administrohet nga struktura përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin .

  1. Certifikata e udhërrëfyesit turistik duhet të përmbajë:
  2. a) emrin dhe mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, adresën e udhërrëfyesit turistik;
  3. b) kategorinë e udhërrëfyesit turistik
  4. c) territorin ku do të ushtrojë veprimtarinë si udhërrëfyes turistik, sipas kategorisë përkatëse;

ç) gjuhën në të cilën ai do të ushtrojë veprimtarinë si udhërrëfyes turistik;

  1. d) datën e lëshimit të certifikatës.
  2. Afati i vlefshmërisë së certifikatës së udhërrëfyesit turistik është 2 vjet nga data e lëshimit, me të drejtë rinovimi.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz