U formua në një mjedis derimë tani të panjobur të pasur në squfur mes Tokës dhe Jupiterit mbi 4.6 miliard vjet më parë
Mund të vaftiset si ‘Guri i origjinës ‘. Arsyeja është se ai tregon një histori të re dhe ende të panjohur nga epokat e para të formimit të Sistemit diellor, kur planetet nuk ishin formuar ende. Kjo është historia e mrekullueshme protagonist e së cilës është Kelly Miller e Laboratorit Lunar dhe Planetar të Universitetit të Arizonës (SHBA).
Kelly studionte një fragment të një meteori të marrë në Antarktidë, por i një lloji shumë të rrallë të njohur si ‘kondriti R.’ Formimi i këtij lloji duket se ka ndodhur në hapësirën mes të Tokës dhe Jupiterit. Në meteoritin e ekzaminuar u gjetën në kondrul sulfurikë, dmth minerale të pasur me squfur.
Kjo do të thotë se vendi ku ai mori formë ishte me të vërtetë i pasur me squfur dhe ‘në këtë mënyrë siguroi prova të një mjedisi të panjohur më parë në Sistemin tonë diellor.’ Një ambient i tillë plotë pluhura dhe gaz duhej të ishte i pranishëm rreth 11 milion vite pas lindjes së Sistemit diellor ndodhur 4.6 miliardë vjet më parë, kur ishte ende vetëm një lloj disku ku materia kishte filluar të koagulohej për ti dhënë jetë më pas planeteve.