Guvernatori i bankës qendrore të Bullgarisë, tha të mërkurën se do të japë dorëheqjen menjëherë pasi politikanët që ende po përpiqen të formojnë një qeveri tre javë pas zgjedhjeve, të mund të vendosin se çfarë të bëjnë me huadhënësin e trazuar Corpbank.
Ivan Iskrov kishte ofruar më parë të jepte dorëheqjen në korrik, duke thënë se ai nuk do të lejojë që banka qendrore të përdoret si një ‘lodër’ politike. Ndërsa mbrojti vendimet e tij si guvernator, ai tha të mërkurën se ishte i gatshëm të japë dorëheqjen për të rivendosur besimin ndaj institucionit.
Banka qendrore është sulmuar nga ligjvënësit dhe publiku për mënurën se si është përballur me krizën më të keqe bankare të Bullgarisë që prej vitit 1990, në të cilën Corporate Commercial Bank, e njohur si Corpbank, u mbyll pas ‘rrjedhjes’ së depozitave në qershor.
Depozituesit e Corpbank janë ende në gjendje të kenë qasje në paratë e tyre, që kanë nxitur protesta të ashpra dhe një qortim të ashpër nga Komisioni Evropian. Është ende e paqartë nëse autoritetet do të vendosin të shpëtojnë bankën, ndoshta me ndihmën e parave të taksapaguesve, apo do ta lënë të falimentojë.
g