Hapësira do të jetë së shpejti një ndër destinacionet e reja për pushime

30/01/2019 4:54 PM 0 komente

Turistë astronautë

Prenotoni tani – shkruhet në faqen e startup Orion Span. Ju duhet ta bëni rezervimin shumë më parë, edhe pse hoteli në fjalë do të hapet në vitin 2023.

Ai do të quhet Aurora dhe do të jetë rezidenca e parë fluturuese për turistët e hapësirës.

 

Për pak persona

Aty, 320 kilometra nga sipërfaqja e Tokës, gjashtë mysafirët e hotelit mund të qëndrojnë për 12 ditë. Natyrisht, jo të gjithë mund ta përballojnë. Për të kaluar pushimet në hapësirë ju duhet të paguani 9,5 milionë dollarë. Në kosto përfshihet edhe trajnimi parapërgatitor tremujor.

 

Hapësira në hapësirë.

6 personat duhet të ndajnë hapësirën 4 metra të gjerë dhe 13 metra të gjatë. Ky stacion hapësinor të sjell ndër mend sa i përket strukturës modulare – Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

 

Kalimi i kohës

Mysafirët mund të luajnë pingpong, të bëjnë lojëra sportive dhe të shijojnë një pamje unike. Hoteli do të orbitojë planetin tonë çdo 90 minuta dhe mysafirët mund të sodisin 16 lindje dhe perëndime të Diellit çdo 24 orë.

 

Eksperimente dhe suvenirë

6 mysafirët mund të marrin pjesë edhe në eksperimente shkencore, siç bëjnë astronautët e vërtetë. Po ashtu mund të kultivojnë fruta e perime për t’i ngrënë apo për t’i marrë si kujtim për konsum në Tokë.

 

Komunikimi me të afërmit


Edhe pse në hapësirë, 6 mysafirët nuk do të jenë të izoluar dhe mund të flasin me njerëzit e dashur falë lidhjes me internet me shpejtësi të lartë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of