Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni dhe ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska inaguruan qendrën e parë të kontaktit për bashkëpunim policor dhe doganor mes dy vendeve.
Ministri kosovar Hyseni, theksoi se hapja e qendrës së kontaktit midis dy vende tona është edhe një dëshmi shtesë për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona.
Ministri Hyseni vuri në dukje se bashkëpunimi rajonal është një dimension të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i jep rëndësi prioritare dhe pas bisedës me kolegen Jankullovska në takimin e parë në Beograd, kam vlerësuar se bashkëpunimi i policive të rajonit në luftimin e të gjitha llojeve të krimit tej kufitare është i pa zëvendësueshëm.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë janë duke punuar në marrëveshje tjera të bashkëpunimit që do ta avancojnë edhe më tej bashkëpunimin shumëdimensionale, dhe në këtë drejtim të dy vendet tona shohin në drejtim të integrimeve euroatlantike”, theksoi ministri Hyseni.
Ai tha se shpreson se dita kur qytetarët tanë do të udhëtojnë jo vetëm pa pasaportë, por edhe pa letërnjoftim në të dyja drejtimet nuk është larg. Dhe ajo ditë do të jetë kur të dy vendet tona të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian.
Ndërsa ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska,tha se kjo qendër u bë funksionale pas disa muajve punë si pilot projekt dhe tashmë mund të konstatojmë se edhe teknikisht po funksionin shumë mirë dhe i plotëson nevojat e zyrtarëve policorë të dy vendeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.