Ndërkohë që Apple dhe Samsung Electronics janë të zënë duke prezantuar telefonat e tyre të rinj për të treguar bukurinë e tyre, krijuesit e ekraneve po priren të zhvillojnë një ekran që mund të përdoret në gjeneratën e ardhshme të pajisjeve.
Ekipet inxhinerike te LG Display, të cilët krijojnë ekrane të përdorura nga iPhone dhe iPad e Apple dhe seria e telefonave inteligjentë“G” të LG Electronics, janë zhytur në kërkime të ekranit “shiko-përtej” dhe ekranit fleksibël “letër-hollë”, që ato mendojnë se mund të përshtatet jo vetëm tek TV dhe telefonat inteligjentë, por gjithashtu dhe tek automobilat.
Në njëintervistë për Wall Street Journal, Lee Bu-yeol, shefi i kërkimeve inxhinierike për ekranet transparente në LG Display, dhe Park Weon-seo, shefi i kërkimeve inxhinierike për ekrane fleksible, diskutojnë mundësitë e së ardhmes.
Sa të qartë mund të jenë ekrane “shiko-përtej”?
Lee: “Aktualisht, e jona shkon deri në 30% qartësi. Në një sy normal, ky nivel mund të duket i ngjashëm me ato të një xhami të makinës që ka një të nxirë të lehtë në të. Objektivi është ta çojmë qartësinë në 40% deri në 2017, e cila do të jetë në njëmënyrë të konsiderueshme mëtë pastër. Në krahasim, xhami tradicional ka një qartësi që shkon deri 92%, por arritja në nivele të tilla me teknologjinë aktuale është e pamundur pa kaluar disa hapa. Marifeti është të krijoni ekrane më të mëdhenj, hapësirëtë qartëtransparente në çdo piksel që nuk është i penguar nga transistorët në një minutë, e cila është ekstremisht e vështirë në të dyja aspektet e dizajnit dhe prodhimit”.
Si mund të përfitoj një TV nga ekranet fleksibël?
Park: “Zhvillimi i ekraneve fleksibël në një madhësi më të madhe do të thotë që këto ekrane do të jenë të hollë sa një fletë. Është e mundur për të krijuar diçka të ngjashme si “posto një TV”, e cili mund tëvendoset ose zhvendoset lehtësishtnga muri. Tëqenët i hollë dhe fleksibël do të lejojë TV me ekrane më të mëdhenj të jenë lehtësisht të lëvizshëm nga në vend në tjetrin. Teknologjia aktuale do na lejojë eventulaisht tëzhvillojmë ekrane fleksibël që janë 70-80 inç ose mundësisht më të mëdhenj. Televizorët aktualëtradicionalë në madhësi të tilla nuk mund të përshtaten në vende të tilla si ashensori, çka do të thotë që përdoruesit do të gjejnë një mundësi për t’i futur ato në shtëpitë e tyre. Tëqenët fleksibël do të thotë TVqë rrotullohet si një letër dhe të mbahet rreth e përqark. Por probleme të tilla si, ku do të jetëaltoparlanti, do të adresohen te krijuesit e Tv.”