Rreth 3,5 miliardë persona përdorin internetin në vit dhe aksesi në internet është bërë aq i domosdoshëm, saqë mund të ndikojë në cilësinë e jetës së një njeriu.
Ka pafund informacione se cilat vende kanë rrjetin më të shpejtë Wi-Fi (Koreja e Jugut) dhe se cilat vende kanë më shumë censurë në internet (Koreja e Veriut)
Por cilat janë website-t më të vizituara? Klasifikimi i Alexa-s zbulon website-t më të klikuara në botë.
Motori i kërkimit Google është website më i vizituar në botë: që nga Sri Lanka, Zimbabve, Tailanda dhe Turqia e deri në Britaninë e Madhe.
Interesant është fakti që në Kazakistan, Gjeorgji, Kamboxhia dhe Algjeri, YouTube është website më i klikuar.
Ndërsa në Rusi, website më i vizituar është rrjeti social VK, edhe pse Vladimir Putin ka një dorë të rëndë kur bëhet fjalë për censurë dhe, vitin e kaluar, kërcënoi se do të mbyllë një faqe të Wikipedia-s që flet për një lloj kanabisi.
Ndërkohë në Maltë website më i dashur është gazeta Times of Malta; e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Palestinën me Alwatan Voice dhe Shqipërinë me Gazeta Express.
Motori më popullor i kërkimit në Kinë është Baidu, ndërsa në Vietnam CocCoc.
*Vendet për të cilat Alexa nuk ka të dhëna, në hartë janë në ngjyrë të zezë
Burimi: The Independent