Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit mbi Besueshmërinë e Mediave në 2017-ën. 21 nga 33 shtete besojnë më shumë te radio, ndërsa 11 të tjera ku bën pjesë dhe Shqipëria (shiko hartën) besojnë te televizioni…
Fake News ishte termi që u bë më së shumti popullor gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe referendumit për anëtarësinë e Britanisë në BE.
Të dyja fushatat politike ishin të prekura nga lajmet e trilluara të cilat bëheshin virale në rrjetet sociale.
Kompania Facebook u përball me një problem shumë të madh në luftën kundër përhapjes së lajmeve të rrema. Kjo përfshinte publikimin e këshillave se si të dalloje një lajm të rremë, krijuan një mjet për identifikimin e trillimeve dhe punësuan agjencitë që do të kontrollonin faktet, në mënyrë që të ndalonin lajmet e rrema përpara se të përhapeshin ngado.
Megjithatë, duket se dëmi i madh tashmë është bërë, për sa kohë mbetet shqetësim i Europës.
Deri më tani media sociale është më pak e besuara në të gjithë kontinentin, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Europian.
Vetëm 36% e qytetarëve të Bashkimit Europian i besojnë mediave sociale, dhe vetëm 21% e tyre i besojnë rrjeteve sociale.
Në secilin prej 33 vendeve të BE-së të anketuara nga Komisioni Europian, numri i atyre që nuk besonin në mediat sociale i tejkalonte ata që e bënin.
Vendet që besonin më pak në lajmet e përhapura në mediat sociale ishin Franca dhe Suedia, sipas analizës së të dhënave të Bashkimit Europian të transmetimit në raportin e 2017-ës për Besueshmërinë në Media.
Analiza tregon se se besimi tek interneti në përgjithësi është dobësuar.
Po rikthehet besimi te tradicionalja
Ndoshta fakti më surprizës, rënia e besimit në mediat sociale dhe tek interneti nuk është reflektuar edhe te llojet e tjera të medias.
Media tradicionale, radio, TV dhe shtypi i shkruar, ishin më të besuara nga qytetarët europianë krahasuar me më parë.
Indeksi i besimit nga EBU, i cili llogarit diferencën midis përqindjes së të intervistuarve të anketës që nuk i besojnë formave të ndryshme të mediave, zbuluan se indeksi i besimit për radion u rrit nga nga 19 në vitin 2015 në 25 në 2016.
TV në mënyrë të ngjashme pati një rritje, duke arritur një rezultat të besimit neto prej 1 deri në 4, ndërkohë që niveli i ndjenjave negative ndaj shtypi të shkruar të Europës u dobësua me -7 në vitin 2015 në -2 vitin e kaluar.
Radioja është forma më e besueshme e medias në Europë, ku 59% e njerëzve në të gjithë kontinentin e besojnë atë në vitin 2016. TV ishte forma e vetme e mediave që do të shihej si më e besueshme (50%) sesa si e pasigurt (48% Në të gjithë kontinentin si tërësi).
Ndryshimet rajonale
Megjithëse radioja ishte forma më e besueshme e mediave në Europë në vitin 2016, ka pasur ndryshime të mëdha të preferencave të njerëzve se ku t’i marrin lajmet e tyre, në varësi se ku jetojnë në kontinent.
Kryesisht qytetarët e Europës Juglindore, së bashku me ata të Britanisë së Madhe, tregojnë pak besim në shtypin e shkruar, ndërsa qytetarët e Evropës Perëndimore tregojnë më së paku besim në rrjetet sociale.
Besimi në radio dhe TV është më i lartë në vendet nordike.
Në Finlandë, për shembull, 82% e njerëzve kanë tendencë të besojnë në radio dhe 78% besojnë në TV.
Në mënyrë të ngjashme, Suedia – e dyta vetëm për Francën në nivelin e mosbesimit të treguar ndaj mediave sociale – ishte e dyta vetëm në Finlandë në nivelin e besimit që tregonte për radio (82%) dhe TV (72%).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.