Ndërtimi i hartës së trurit është më komplekse se besohej më parë, puna e tij ne fakt nuk varet vetëm nga lidhja mes neuroneve, por edhe nga ‘forca’ e sinjalit elektrik te transmetuar.
Kete zbuloi hulumtimi i Stanford University të Kalifornisë publikuar në Journal of Neuroscience, duke shtruar pyetje të reja rreth njohjes se trurit.
Hulumtuesit përdoren një teknikë të quajtur optogenetica, zhvilluar për herë të parë në vitin 2002 dhe e aftë për të treguar qarqe nervore në veprim. Duke studiuar lidhjet mes dy zonave të trurit (të tilla si hippocampus dhe muri ndarës) kyç për të krijuar një hartë të hapësirës që na rrethon, studiuesit gjetën një fakt të veçantë qe derime sot I kishte shpeuar. Qëllimi i hulumtimit ishte të prodhonin një hartë të lidhjeve nervore të përfshira në kujtesën hapësinore, ate çfarë bëjmë ne pershembull kur ndertojme menderisht nje harte te rrugeve qe na rrethojne kur jemi ne nje qytet te ri.
Fenomeni përfshin dy zona të trurit dhe komunikimet e tyre dallohen në një fazë të parë, gjatë se ciles ne eksplorojme territorin e ri, dhe e dyta kur ne kemi vendosur referenca. Duke përdorur këto teknika të reja te optogjenetikes hulumtuesit kanë zbuluar tani për herë të parë ekzistencën e sinjaleve të forta dhe të dobëta elektrike, një ndryshim qe deri me sot nuk njihej.
Hulumtuesit aktualisht nuk janë në gjendje të shpjegojnë funksionin e goditjeve të forta apo të dobëta, por thonë me bindje se ky zbulim mund të ketë pasoja të rëndësishme mbi të kuptuarit e funksionimit të të gjithë trurit.