Komisioni parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale ka miratuar hartën e re territoriale të Shqipërisë, e cila do të ketë 61 Bashki.
Variantit fillestar me 47 i janë shtuar edhe 14 bashki të tjera nga veriu deri në jug të vendit, pas propozimeve dhe sugjerimeve të të zgjedhurve vendorë, këshilltarëve lokalë dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Ministri i Çështjeve vendore Bledi Çuci i tha se në variantin 61 bashkitë që shtohen janë : Fushë- Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Ura Vajgurore, Përrenjas, Poliçan, Selenicë, Konispol, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë.
Ky varriant do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave dhe vetëm pasi të kalojë nga ky këshill do të shqyrtohet në Kuvend në seancën e fundit të këtij sezoni.
Qarkut të Shkodrës i shtohet bashkia e Fushë-Arrëzi
Dibrës i shtohet bashkia e Klosit
Tiranës i shtohet bashkia e Vorës dhe ajo e Rrogozhinës
Elbasanit i shtohet bashkia Belsh dhe Prrenjasi
Beratit i shtohet Bashkia Ura vajgurore dhe Policani
Vlorës i shtohet bashkia e Selenicës dhe Konispolit
Gjiorokastrës i shtohet Bashkia Libohovë, Memaliaj dhe e Kelcyrës
Fierit i shtohet bashkia e Roskovecit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.