Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka theksuar gjatë inagurimit sotëm të 2 linjave Tirane-Paris dhe Tirane-Bruksel nga Adria Airëays se Shqipërisë i duhen aeroporte të reja me qëllim që të zhvillojë ekonominë veçanërisht sektorin e turizmit. Ai ka theksuar se në plan është futja në funksion normal optimal të aeroportit të Kuksit dhe një aeroport i ri po hyn në Shqipëri, që do t’u shërbejë kryesisht industrisë turistike në jug të vendit.
Haxhinasto ka theksuar se që nga hapja e tregur këto 1 vit e gjysmë të fundit kemi pasur një ulje të qartë, evidente të çmimeve të biletave që ka shkuar në masën 30%.
“Eshtë gjithashtu kënaqësi për mua që në këtë zhvillim të industrisë së Aviacionit civil kemi një partener të qëndrueshëm si Tirana aeroport partner, ne sigurisht që e shikojmë rritjen e aktivitetit të këtij aeroporti si dhe cilësinë e shërbimeve që ai ofron me shumë kënaqësi dhe e mbështesim atë për zhvillime të metëjshme”.
Haxhinasto ka theksuar që shifrat e rritjes së qarkullimit ta pasagjerëve në këtë aeroport janë gati dy herë e gjysme më të larta se mesataria e industrisë europiane .
“Ndërkohë që kemi akoma shumë për ta plotësuar spektrin tonë të shërbimeve në këtë aeroport, akoma s’kemi kompanitë low cost prezent, akoma nuk kemi targetuar segmentin e turistëve, akoma nuk kemi arritur nivele të kenaqshme në sherbimet kargo”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.