Hetimi Tatimor, mbi 50 milionë lekë shkelje në periudhën janar – prill 2018

23/05/2018 10:28 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se gjatë aksioneve të realizuara në periudhën janar- prill 2018, janë konstatuar mbi dy mijë shkelje. Sipas njoftimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar 12,671 subjekte tregtare, nga të cilat 2,035 ose 16% e subjekteve kanë rezultuar me shkelje, në vlerën mbi 50 milionë lekë.

Numri më i lartë i penaliteteve ka qenë për mallra të pashoqëruara me faturë tatimore në 923 raste, që zënë rreth 45% ndaj totalit. Për moslëshim kuponi, janë penalizuar 276 subjekte tregtare, ndërsa 25 subjekteve u është mbyllur veprimtaria ekonomike për 30 ditë kalendarike, 116 subjekte janë konstatuar pa licencë. Numër i lartë i subjekteve janë penalizuar për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, pikërisht 174 subjekte janë penalizuar që kanë mbajtur punonjës të padeklaruar.

Drejtoria e Hetimit Tatimor e ka përqendruar punën edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit, zbulimit dhe goditjes të veprave penale në fushën e tatim-taksave. Për këtë janë bërë referimet e çështjeve në prokurori dhe në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse të rretheve gjyqësore do të vazhdojë hetimi i këtyre rasteve.

Dhe më konkretisht: gjatë muajve janar – prill 2018 janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore sipas kompetencave 67 subjekte tregtare, për 7 vepra penale me 85 autorë, ku 12 autorë janë arrestuar dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

Drejtoria e Hetimit Tatimor deklaron se vijon punën për dokumentimin ligjor, me qëllim goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe dërgimin e autorëve para organeve të drejtësisë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz