Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se struktura e saj e hetimit ka kryer inspektime pranë 324 subjekteve tregtare të cilët operojnë kryesisht në tregjet agro-ushqimore në Tiranë, tregun industrial në Elbasan, tregu Shkozet, tregjet në Fier si dhe lëvizjen e mallrave dhe të udhëtarëve në akset kryesore; autostrada Tiranë – Durrës, Fier – Vlorë, Elbasan, Lezhë-Shkodër, Milot etj.
Sipas njoftimit nga këto inspektime vijojnë të konstatohen fenomene të shmangies së detyrimeve ligjore e më konkretisht;
Mallra të cilat nuk shoqërohen me faturë tatimore, ose lëshim i pasaktë i saj, në 61 raste apo dhe mos instalim ose mos funksionim i pajisjes fiskale, moslëshimi i biletave të shërbimit për transportin e udhëtarëve, punonjës të padeklaruar si dhe mungesa në dokumentacionit tatimor;
Për të gjitha këto fenomene janë aplikuar penalitetet përkatëse.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik, që në respekt të ligjit, të mbajnë korrektësisht dokumentacionin fiskal si; dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), faturave tatimore, të përdorin korrektësisht pajisjet fiskale, të pajisin me bileta shërbimi udhëtarët, të deklarojnë korrektësisht dhe në kohë punonjësit e tyre, në mënyrë që të mos penalizohen e të shkurtojnë kohëzgjatjen e verifikimeve, në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi” përfundon njoftimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.