Ka raste që ne e gjejmë veten se po e shtyjmë një detyrë. Ndonjëherë e lëmë një projekt ‘mënjanë’për më vonë, ose rezervohemi të kthejmë një telefonatë. Ka shumë gjasa të përmirësohemi duke mos i ‘shtyrë’ gjërat në kohë, por pikë së pari na duhet të kuptojmë se pse po e shtymë diçka për më vonë me kaq ‘zell’.
Nëse keni frikë se nuk do e bëni dicka sic duhet: Përpiquni ta shikoni detyrën si një mënyrë për të shmangur humbjen – për shembull, të shmangni që shefi dhe kolegët tuaj të mendojnë jo aq mirë sa mendonin në fllim për ju, ndoshta. Mendoni për pasojat e tmerrshme në rast se nuk do të bënit asgjë. Mund të duket e frikshme, por funksionon.
Nëse detyra është e vështirë, e lodhshme, ose ndryshe e pakëndshme: Përdorni ‘planin nëse.’ Vendosni që më parë se çfarë duhet të bëni, si dhe kur ju duhet ta bëni atë. (‘Në qoftë se ora është 14:00 e drekës, atëherë unë do të ndalojë së bëri cka po bëj dhe do të fillojë të punojë mbi atë raport.’) Me një plan të qartë, ju nuk do të mbështeteni tek vullneti (shpesh i dobët).