Shpërthimi vdekjeprurës nuk ishte i vetmi që kishte ndodhur në këtë termocentral. Një ditë më parë ishin regjistruar rrjedhje të hidrogjenit dhe kishte pasur një ekspandim në njësinë A4, që e kishte paaftësuar këtë njësi. Këto të dhëna janë pjesë e raportit 89 faqesh të komisionit nëntanëtarësh i formuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”.
Në këtë raport, ku është bërë “analizimi nga aspekti profesional dhe teknik i avarisë në Elektrolizë, analizimi nga aspekti i sigurisë në punë, dhe nga aspekti Operativ dhe Operacional”, thuhet se gjatë ditëve 5.6.2014 dhe 6.6.2014 në Termocentralin “Kosova A” ka ndodhur një shpërthim dhe dy ekspandime të hidrogjenit. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.