Higuain, i afrohet blerjeve rekord të Milan

02/08/2018 5:56 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Gonzalo Higuain është një lojtar i ri te Milan. Pas tratativave që zgjatën disa ditë, sulmuesi pranoi transferimin nga Juventus, me një formulë huazimi me të drejtë blerje në favor të kuqezinjve, duke zhbllokuar kështu edhe shkëmbimin mes Leonardo Bonucci, që do të kthehet në Torino pas një viti dhe Mattia Caldara.

Për të bindur Higuain për t’u transferuar, rol vendimtar luajtën kushtet e reja ekonomike të propozuara nga Milan si dhe nga Juve për të finalizuar transferimin.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, argjentinasi do të transferohet nga Juventus (me pagë 7,5 milionë euro) te Milan për 9,5 milionë euro në vitin e parë me fanellën kuqezi (9 milionë neto sipas “Corriere dela Sera”). Kjo shifër, sipas klubit kuqezi, mund të shkojë në 10 milionë në vitet e mëtejshme.

2 milionë diferencë mes pagës së re të Higuain te Milan me atë që merrte te Juventus do të mbulohen në mënyrë të barabartë nga dy klubet. Kuqezinjtë do t’i paguajnë 8,5 milionë euro neto argjentinasit, ndërsa 1 milion tjetër do t’i vijnë nga bardhezinjtë si bonuse.

Falë rritjes së pagës që lidhet me transferimin e tij te Milan, i cili deri vitin e kaluar ishte futbollisti më i paguar i Serisë A (baras me Bonucci) Higuain pozicionohet në vend të dytë në klasifikimin e lojtarëve më të paguar në sezonin 2018-2019, pas ardhjes së Cristiano Ronaldo, që me 30 milionë euro në sezon te Juventus është bërë edhe futbollisti absolut më i paguar në historinë e kampionatit italian.

Paga e Higuain te Milan do të jetë afër me atë të dy kampionëve në historinë e klubit kuqezi. Braziliani Kaka që në 2007-2008 paguhej 9 milionë euro neto në sezon dhe Zlatan Ibrahimoviç që me fanellën kuqezi pati një pagë neto rreth 9 milionë euro (2010-2012).

Nëse Milan vendos që verën që vjen ta blejnë argjentinasin, Higuian do të bëhet blerja më e shtrenjtë e klubit kuqezi.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz