Hiqni dorë nga këto zakone që ndikojnë negativisht në energjinë tuaj

04/05/2018 10:44 AM 0 komente

Secili prej nesh është produkt i zakoneve të ndryshme, të cilat ne i kemi në dorë nëse duam t’i përmirësojmë. Pikërisht për këtë arsye ne duhet të veçojmë të gjtiha zakonet e këqija, ato zakone të cilat ndikojnë negativisht në rendimentin tonë në punë.

Ja se cilat janë disa zakone prej të cilave këshillohet që jut ë hiqni dorë sa më parë të jetë e mundur:

T’i merrni gjërat personalisht

T’i marrësh gjërat përsonalisht është një prej zakoneve më të këqija, që nuk ndikon negativisht vetëm tek ju por edhe tek kolegët tuaj të punës. Mundohuni të mos i merrni gjërat personalisht, duke i kursyer vetes dhe të tjerëve akumulimin e kotë të stresit.

E kaluara është e kaluar

E kaluara është e kaluar dhe prandaj ju duhet ta hidhni atë pas krahëve dhe të mos t’i referoheni në çdo moment të së tashmes, kryesisht për t’i sjellë ndërmend të tjerëve gabimet që ata kanë bërë në të kaluarën. Ky është një prej zakoneve nga i cili ju duhet të hiqni dorë patjetër sepse nuk do t’ju lejë që të ecni përpara.

Të stresoheni duke kontrolluar vazhdimisht mediat sociale

Hiqni dorë nga ky zakon dhe do të jeni më të qetë dhe të përqendruar në punë. Ju nuk mund të kontrolloni në çdo moment të ditës së çfarë po ndodh në rrjetet sociale sepse një gjë e tillë do të bënte që ju të humbisni përqendrimin në punë dhe të vonoheni në dorëzimin e një detyre në kohën e caktuar.

Të shqetësoheni vazhdimisht

Ju nuk keni pse të shqetësoheni vazhdimisht, të paktën për diçka të cilën nuk e keni ju në dorë për ta zgjidhur. Por nëse është diçka të cilën ju mund ta ndryshoni, atëherë në vend që të shqetësoheni dhe të mos bëni asgjë, veproni sa më parë për t’i dhënë një zgjidhje. Të shqetësohesh më kot është një humbje e madhe energjish, prandaj përqendrohuni në ato gjera të cilat mund t’i kontrolloni dhe t’i jepni një zgjidhje.

Negativiteti 

Nëse ju i shikoni gjithmonë gjërat nga një kënvështrim negativ dhe mbi të gjitha nuk keni lidhje fare me çështje të ndryshme, atëherë zgjidhja është shumë e thjeshtë, jeni vetë ju problemi. Ju, jo vetëm që nuk po i shteroni vetes suaj energji të cilat mund t’i përdornit në diçka pozitive, por po ndikoni negativisht edhe tek të gjithë personat që ju rrethojnë si në ambientin e punës, ashtu edhe në ambientin e shtëpisë. Mundohuni t’i shikoni gjërat me sa më shumë pozitivitet dhe do ta shikoni shumë shpejt ndryshimin.

Gjumë i tepërt

Shprehja që sa më shumë të flini aq më shumë energjikë do të jeni, është e gabuar dhe ka krejtësisht një ndikim të kundërt, ai ju bën që të ndiheni letargjik dhe pa pikë energjie, duke kërkuar që të flini vazhdimisht. Mundohuni që të flini 7 deri në 8 orë, as më shumë e as më pak dhe do të jeni plot me energji dhe mbi të gjitha nuk do t’i bëni dëm shëndetit tuaj.

Dietë ushqimore e varfër

Kequshqyerja është një prej zakoneve më të këqija të ditëve të sotme, fatkeqësisht për një numër të madh të rinjsh. Intensiteti i lartë i punës i shtyn ata drejt zgjidhjeve më të shpejta, ushqimeve të gatshme dhe superkalorike, të cilat kanë pasoja shumë negative për shëdetin.

Ankesa në vzhdimësi

Duke u amnkuar vazhdimisht, ju jo vetëm që përçoni një ndjesi negativiteti tek të tjerët por edhe i detyroni ata që të punojnë pa ju vetëm e vetëm që të mos ju dëgjojnë duke u ankuar. Askush nuk do të shoqërohet me një person që ankohet në vazhdimësi dhe për çdo gjë. Mos u mundoni të jeni përherë pjesë e problemit por mundohuni të jeni pjesë e zgjidhjes së tij. Në vedn që të ankoheni merruni me diçka productive.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz