Holandezët shuajnë shpresat e populistëve; Forcohet euro në tregjet ndërkombëtare

16/03/2017 11:04 AM 0 komente
rutte

Me rreth 95% të votave të numëruara, e qartë është fitorja e kryeministrit në detyrë, Mark Rutte ndaj kundërshtarit të ekstremit të djathtë…

Kryeministri holandez duket i sigurt se do të formojë qeverinë e ardhshme holandeze, me partinë e tij që ka siguruar fitoren në zgjedhjet e përgjithshme ndaj rivalëve, përfshirë dhe ndaj populistit Geert Wilders.

Fitorja u mirëprit nga politikanët pro BE-së në të gjithë Europën dhe ka qetësuar frikën e tyre se kontinenti do të binte nën duart e nacionalistëve duke pasuar kështu Brexit-in dhe zgjedhjen e Donald Trump si president i Amerikës.

Rezultati i zgjedhjeve bëri që monedha e përbashkët europiane të arrinte nivelin më të lartë të këmbimit në pesë javë prej 1.074 dollarë, pasi forcimit të monedhës më 1.2% gjatë natës.

Megjithëse me projektim se do të humbasë rreth 8 mandate, partia e zotit Rutte VVD do të mbajë 33 mandate përkundrejt të 20 mandateve të fituara nga partia e Geert Wilders, PVV, sipas transmetuesit shtetëror NOS.

Pavarësisht se procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar, partia PVV duket se ka arritur të jetë partia e dytë më e madhe në parlament. Dhoma e ulët e parlamentit holandez ka 150 mandate.

rezultatet e zgjedhjeve

 

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz