Presidenti francez Francois Hollande qarkulloi perspektivën e reduktimit të sanksioneve ndaj Rusisë, duke u bërë lideri i parë i madh i Bashkimit Evropian që po ofron lehtësim për problemet ekonomike të Kremlinit.
Teksa rebelët e mbështetur nga Rusia treguan shenja të mbështetjes së armëpushimit në Ukrainën lindore, Hollande rriti mundësinë që sanksionet lehtësuese të shoqërojnë cdo lëvizje nga Rusia, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, për të zgjidhur konfliktin që trazoi rendin e pas-Luftës së Ftohtë të Evropës.
Nisma e Hollande në një samit të BE-së në Bruksel e futi atë në konflikt me Gjermaninë, Britaninë dhe shumicën e Evropës lindore si dhe SHBA-në, të cilat dëshirojnë që Rusia të përmbushë kërkesat mbi Ukrainën përpara se të ofrojnë ndonjë lehtësim të sanksioneve. Divergjenca u bë publike teksa fraksionet rivale të BE-së shtuan kostot dhe përfitimet për ekonominë apatike të Evropës nga pengesat ndaj bizneseve me Rusinë.
Sanksionet, përfshirë kufizimet mbi financimin evropian të bankave të mëdha ruse dhe embargon e eksportit të pajisjeve të eksplorimit energjetik do të përfundojnë korrikun tjetër në rast se nuk rinovohen unanimisht nga qeveritë e BE-së.
Masat e fundit pritet të hynë në fuqi të shtunën, kur BE-ja të ndalojë me ligj shitjen e pajisjeve të eksplorimit të energjisë, transportit dhe pajisjeve të telekomunikacionit në Krime, gadishulli i Detit të Zi aneksuar nga Rusia gjatë muajit mars. BE-ja do të pengojë gjithashtu operatorët turistikë të ofrojnë shërbime turistike detare në Krime.