“Mendimet dhe sjelljet homoseksuale kanë kontribuar, gjatë shekujve, të ‘çimentojnë’ shumë miqësi pastaj kanë dëshmuar funksional ndaj evolucionit të species dhe përmirësimit të aftësive të tij sociale. Ky është përfundimi i një universiteti kërkimor britanik të Portsmouth: homoseksualitetit, atëherë, i ka shërbyer dhe ende i shërben evolucionit te species së njeriut teksa ai forcon lidhjet shoqërore mes njerëzve të të njëjtit seks.
Studimi, i publikuar nga revista Arkivat e Sjelljes Seksuale, u bazua kryesisht mbi homoseksualitetin e femrave dhe nivelet e progesteronit tek femrat, hormon që përveç të qënit shumë i rëndësishëm gjatë menstruacioneve dhe shtatzënisë, është gjithashtu përgjegjës për sensin e miqësisë dhe tendencën humane për t’u kujdesur për të tjerët. Një hormon i cili është i pranishëm edhe tek meshkujt, edhe pse në sasi shumë më të vogla, por që sidoqoftë edhe në gjininë mashkullore është i përfshirë në aftësinë për të ruajtur dhe për të thelluar marrëdhëniet sociale. Dhe, gjithmonë sipas shkencëtarëve, një nivel i lartë i progesteronit do të ishte gjithashtu i lidhur me sjelljen homoseksuale. ‘Seksi nuk shërben vetëm për qëllime riprodhuese’, ka përfunduar hulumtimi, ‘por për shumë arsye të tjera, përfshirë edhe forcimin e lidhjeve shoqërore’.