Nuk ka mirëseardhje pa një aloha dhe një gjerdan me lule rreth qafës, kudo që të shkosh, nga aeroporti tek kopshti botanik dhe madje edhe në ‘zërin e Paqësorit’, sikundër quajnë këtu bazën ushtarak të Ëahiaëa, ajo nga të cilat – pas disfatës së Pearl Harbor – janë përcjellë komunikimet e të gjitha luftërave të zhvilluara nga ushtria amerikane.
Nuk ka zyre (edhe në Senat), ku burrat nuk veshin këmishën tradicionale hauaiane. Dhe nuk ka plazh pa sërf dhe pa roje plazhi.
Të vizitosh Honolulu, emblema e ishujve të mrekullueshëm dhe të largët Havai, një copë parajsë e humbur në mes të Oqeanit Paqësor, Amerika nga njëra anë, Orienti nga ana tjetër, është si të marrësh pjesë në xhirimet e një filmi.
Jeta duket të rrjedhë ngadalë mes plazheve të virgjëra, atyre më të largëta nga qyteti, ose Ëaikiki popullor me gratacielat e hoteleve prej pesë yjesh në sfond, surfi që ‘kalëron’ valët e Hale’iëa dhe fushat spektakolare të golfit mes një plantacioni kafeje dhë një plantacioni me ananas, dyqanet e mëdha të modës dhe qëndrat komerciale.
Edhe vilat janë si nëpër filma, me dritare të mëdha që bien mbi ujërat e kulluar të Kailua Beach, ku si çdo vit vjen me pushime Barack Obama, i cili ka lindur pikërisht në këto ishuj. Pak notë në ujërat e ‘akullta’ dhe një darkë në Alan Ëong, nga duart e mjeshtrit të kuzhinës së O’ hau, më i madhi nga 10 ishujt e arqipelagut, O’aho në të cilin banojnë 1.400.000 hauaianë.
Pak Maldive dhe pak Beverly Hills, pak Kaliforni dhe pak Miami. Në Honolulu, territor i Shteteve të Bashkuara, ku mund të shihni në rrugë më shume lindorë se sa amerikanë, gjen diçka për të gjitha shijet.
Anglishtja përziehet me gjuhën hauaiane aq melodioze, që prononcohet ashtu sic shkruhet: aloha (tungjatjeta), dhe komo mai (mirë se erdhët), mahalo (faleminderit) bëhen pjesë e fjalorit të çdo turisti pas disa orësh.
Por gjuha japoneze, koreane, kineze janë gjuhët në të cilat gjen gjithçka të përkthyer sepse Haëaii është ‘pika’ e parë e Amerikës për lindorët me të gjitha tërheqjet e mënyrës së të jetuarit yankee dhe fuqisë së jashtëzakonshme të një natyre që vështirë ta gjesh diku tjetër.
Nëse plazhi i gjatë dhe i bardhë që përshkon bregdetin e kryeqytetit është një teori sërfi plot ngjyra të çdo specie, të rinj të nxirë nga dielli dhe plot muskuj dhe vajza që ‘udhëtojnë’ nëpër dallgët e detit, tarracat e kafeneve dhe restoranteve, në perëndim të diellit, me ndriçimin e pishtarëve që ndricojnë të gjithë qytetin, ‘ndezin’ gjallëri, mjafton të spostoheni vetëm pak kilometra për ta gjetur veten në një terren krejtësisht të ndryshëm dhe me ngjyra ‘kontradiktore’: katrani i zi i shkëmbit vullkanik mbuluar me të gjelbrën e ‘harlisur’ të pishave kuzhinier, pishave tropikale, dhe të bardhën e pastër të plazheve që shtrihen rreth gjireve të lagunave të mbrojtura nga shkëmbinj nënujorë koralesh. Ecni më tej në gjirin e mrekullueshëm Hanauma, mbretëria e zhytjeve në ujë, mes peshqve tropikalë, breshkave dhe mantave.
Për ata që e dashurojnë natyrën e egër, erën dhe dallgët, është peizazhi i pastër i bregut North. Në Hale’iëa, ku gjen gjysmen e sërfisteve nga cdo anë e botës, jetohet në një atmosferë hipishë të viteve shtatëdhjetë. Për personat më sportivë një ngjitje deri në farin që shtrihet me pamje nga plazhi Makapu’u iu mundëson që dimrit, të shihni edhe balenat që përshkrojnë edhe shtatë ishujt e tjerë të arkipelagut.
Por në Honolulu gjendet edhe një pjesë e historisë, gjiri i Pearl Harbor, skena e disfatës së vitit 1941: tre transportuesit e avionëve të bombarduar nga aviacioni japonezë në 9 dhjetor ndodhen ende atje, në fund të detit.