Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e hotelerisë për TM2-2014. Pjesë e anketës janë 105 hotele që ushtrojnë veprimtari në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe gjenden në Prishtinë, Pejë, Ferizaj etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.34%. Në vitin 2013, numri i vizitorëve vendas është zvogëluar me 9.19% në raport me vitin 2012. Kurse, netqëndrimet e vizitorëve vendas janë rritur për 5.50%. Kemi rritje të vizitorët e jashtëm për 2.63%, kurse netqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë zvogëluar për 7.79 % në raport me vitin 2012.
Në TM2-2014 numri i vizitorëve është 29 515 vizitorë, ku 47.10% janë vizitorë vendor dhe 52.90% janë vizitorë të jashtëm. Kurse numri i netqëndrimeve në TM2-2014 është 42 695 netqëndrime, ku 37.23% e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 62.77% janë të huaj.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe SHBA-ja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.