Hotelet më të veçantë në botë

11/01/2017 4:22 PM 0 komente

Doni të bëni diçka ndryshe për pushimet tuaja dimërore? Më poshtë do të gjeni listën e disa prej hoteleve më të veçantë në botë:

 

 

 

 

 

 

sky

Skylodge, Peru

Ky hotel nuk është për ata që kanë zemër të dobët dhe i kanë frikë lartësitë. Ky hotel qëndron i varur në shpatin e një mali në një prej luginave më të frikshme në Peru.

Kakslauttanen

Kakslauttanen, Finlandë

Një ndër eksperiencat më të veçanta për të kaluar pushimet dimërore është hoteli Kakslauttanen në Finlandë. Rajoni i Lapland në Finlandë është një prej vendeve ideale për të parë dritat e veriut nga suitat prej xhami të eskimezëve.

manta

Rezorti Manta, Tanzani

Ky rezort ndodhet 250 metra larg bregut të ishullit Pembas në Tanzani. Dhomat e këtij rezorti janë 4 metra nën ujë dhe janë të gjitha të lidhura me një strukturë e cila e shndërron Mantën në një rezort lundrues.

Attrap

Attrap Reves, Francë

“Attrap Reves” do të thotë gjuetar ëndrrash dhe pikërisht kuptimi i kësaj fjale është edhe prezantimi më i saktë për këtë hotel në Francë. Dhomat e këtij hoteli janë në formën e flluskave gjigante dhe ju mundësojnë pamje mbresëlënëse të yjeve. Ideal gjatë periudhës së pranverës.

ART & DESIGN book 2015, ICEHOTEL, iCelebrate25, Luxury suite "Tolackuntur" Design by Javier Opazo and Cristian Winckler.

Hoteli prej akulli, Suedi

Hoteli prej akulli në veri të Suedisë është me të vërtetë një vepër arti. Ky rezort është ndërtuar me akullin e marrë nga lumi Trone. Ky hotel mund të vizitohet vetëm gjatë dimrit, sepse gjatë verës ai shkrin për t’u ndërtuar sërish dimrin tjetër dhe çdo vit ai vjen me një dizajn të ri.

DCIM100GOPRO

Sferat e shpirtrave të lirë, Vankuver

Të vendosur në pyllin e qetë të Vankuverit, sferat e shpirtrave të lirë janë dhomat e rezortit, të cilat ngjajnë shumë me shtëpitë e ndërtuara në pemë. Akomodimi në dhomat sferike ju mundëson relaks total dhe mbi të gjitha një qetësi të papërshkueshme. Ky është edhe një prej hoteleve në të cilin ju jeni në kontakt shumë të afërt me natyrën.

poseidon
Poseidon, rezorti nën ujë, në Fiji

Të gjithë adhuruesit e botës nënujore duhet ta vizitojnë patjetër këtë rezort nënujor. Një nga faqet e dhomave të këtij rezorti ju mundëson pamje mbresëlënëse të botës nënujore të ishullit të Fijit.

dog-bark
Hoteli në formën e qenit, SHBA

Ka raste kur dashuria për kafshët i tejkalon kufijtë e normales. I tillë ka qenë edhe rasti i një çifti nga SHBA-ja të cilët ndërtuan një hotel në formën e qenit të tyre.

post ranch

Post Ranch Inn, SHBA

Post Rnach Inn, është një prej hoteleve më të veçantë të ndërtuar në një prej zonave më piktoreske të Kalifornisë. Dhomat e këtij hoteli ndodhen në një lartësi 2.7 metra nga toka, dhe janë një mundësi mjaft e mirë për të gjithë ata që e kanë pasur ëndërr të kenë një shtëpi të tyren në pemë. Ky hotel vizitohet edhe nga shumë personazhe të njohur, ndër të cilët mund të përmendim aktoren, Anne Hathaway.

underground
Hoteli nëntokë, Australi

Gërmimet për këtë hotel kanë filluar që në vitin 1984. Ai është i përbërë nga nga disa dhoma dhe suita të cilat nëse i vizitoni ju krijojnë me të vertetë ndjesinë që jeni nëntokë, sepse edhe vetë dizajni i këtyre dhomave është lënë i tillë që t’ju japë pikërisht këtë ndjesi.

costa verde
Hoteli Kosta Verde, Kosta Rika

Hoteli avion në Kosta Verde ndodhet pranë një prej plazheve më të bukur të Paqësorit pranë parkut kombëtar Manuel Antonio. Dhomat e këtij hoteli ndodhen brenda avionit të vjetër Boeing 727, i cili daton që prej vitit 1965.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz