Nëse doni të jeni sa më pranë natyrës dhe detit të Karaibeve, atëhere “Hoteli në formë flluske”, është zgjidhja e duhur për ju.
Hoteli-flluskë ndodhet në Île Petite Grenade të Martinique dhe përbëhet nga katër dhoma rrethore transparente, të cilat imitojnë formën e flluskave.
Dhomat në formë flluske kanë hapësira të mëdha duke i ofruar turistëve një komoditet të lartë. Ato janë të rrethuara me mure xhami transparent, element ky që i krijon mundëinë turistëve që të shijojnë yjet gjatë natës, apo bukurinë e natyrës gjatës, pa e prishur fare rehtinë e tyre.
Për të gjithë ata pushues që duna edhe privatësinë e tyre, secila prej dhomave të këtij hoteli rrethohet nga një kopësht privat, ku nuk lejohet të futet askush tjetër.
Secila prej këtyre dhomave të çuditshme ka pohuasje çdo komoditet që ofrohet edhe nga dhomat e zakonshme të hoteleve, ato janë të pajisura me WiFi, me një minibar të vogël dhe me mobijlet e nevojshme për të ofruar komoditet.
Këto dhoma janë të lidhura edhe me një njësi qendrore e cila mundëson ajër të kondicionuar për t’i shpëtuar nxehtësisë së diellit tropikal.
Në një hapësirë të përbashkët ka edhe një restorant të vogël që ofron prodhime të freskëta deti dhe një qendër masazhesh.
Në scilën prej dhomave mund të akomodohen deri në tre turistë dhe çmimi i secilës prej tyre fillon nga 117 paund/ natë.
Le Domaine des Bulles(hoteli-ffluskë) ka edhe një vlerësim shumë të mirë në TripAdvisor.