Hoteli në formën e diskut fluturues që bën serf mbi ujë

10/05/2018 4:32 PM 0 komente

Edhe pse nuk është e qartë se ku ndodhet recepsioni apo bari i këtij hoteli, ai është padyshim një prej hoteleve më futuristikë, që i ngjan së tepërmi diskut fluturues të një anije kozmike UFO-sh dhe që është mbresëlënës.

Sipas arkitektit të mirënjohur me seli në Pekin, Dr. Margot Krasojevic, ky është një prej projekteve më futuristikë në fushën e hotelerisë. Gjysma e këtij hoteli që njihet me emrin “Turbina Harmonike Tidal” ndodhet nën ujë, duke u ofruar të gjithë pushuesve që do të prenotojnë ato dhoma një pamje të mrekullueshme të botës nënujore.

Dr. Krasojevic thotë se në sajë të turbinave specifike që ai ka është në gjendje të bëjë serf mbi ujë.

Në momentin që ai do të ndërtohet, do të ankorohet si anijet e mëdha në port sepse nëse do të lihet i lirë, mund të lundrojë mbi ujë dhe të largohet aq shumë saqë kthimi i tij në breg do të ishte shumë i vështirë.

Ky hotel u konceptua në formën e një disku fluturues, që i ngjan shumë një anile kozmike të UFO-ve, u bë vetëm për t’i dhënë atij një formë unike ndër të gjithë hotelet e tjerë.

Në momentin që e projektoi, arkitekti Krasojevic e mendoi atë të vendour në gjirin Yalong në ishullin Hainan në Kinë.

Ky hotel që duket sikur ben serf mbi ujë, është projektuar me rreth 30 dhoma nënujore.

Hoteli në formë disku fluturues nuk është i vetmi në portoflin e arkitektit Krasojevic, i cili përmban shumë koncepte dhe projekte inovative.

Një tjetër prej këtyre koncepteve inonavite është edhe ai i një burgu vertikal, në mes të oqeanit, i cili do të prodhojë vetë energjinë elektrike.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz