Paketa e re fiskale pritet të ofrojë lehtë për bizneset. Një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Financave për këtë vit është krijimi i Agjencisë së të Ardhurave ku do të bashkohet Dogana me Administratën Tatimore.
Në një konferencë për media, ministri Avdullah Hoti bëri me dije arritjet dhe synimet për këtë vit.
Një nga mosarritjet ishte ajo e realizimit të të ardhurave nga dividenti prej 15 milion eurosh nga Telekomi i Kosovës.
Hoti parashikon që këtë vit të ketë rritje ekonomike 4%, ndërsa në 2016-n rritja ishte solide.
Objektivi tjetër, sipas tij është edhe krijimi i Agjencisë së të Ardhurave. Ministri tha se viti që shkoi ka qenë i suksesshëm sa u përket të ardhurave pasi ato u rritën me 9.5%, krahasuar me vitin 2015. Nga dogana dhe ATK –ja u mbledhën 154 milionë euro më shumë se sa në vitin 2015 .
Vitin që shkoi ka pasur shumë më pak shpenzime se sa vitet paraprake.
/KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.