Shefi i Bankës Europiane të Investimeve (EIB), Ëerner Hoyer i sugjeroi hartuesve të politikave të Bashkimit Europian se po ushqejnë shpresa të ekzagjeruara ndaj aftësisë së huadhënësit për të nxitur rritjen në Evropë dhe bëri thirrje për angazhime buxhetore nëse EIB do të duhet të marrë përsipër rreziqe më të mëdha në financimin e kompanive të ‘mbetura trokë’.
EIB me bazë në Luksemburg, e cila është në pronësi të shteteve anëtare të BE-së, është ‘kanali’ i preferuar i BE-së për kreditë për investime, siç është përcaktuar në një propozim prej 300 miliardë euro (389 miliard dollarë) për të ‘ri-industrializuar’ Evropën, prezatnuar në korrik nga Jean-Claude Juncker, presidenti i zgjedhur i Komisionit Evropian. Plani pason një nxitje të rritjes prej 120 miliard euro premtuar në vitin 2012 që ishte bazuar në një rritje prej 10 miliard euro në kapitalin e EIB-së dhe supozon në lidhje me se investim mund të ‘emetoj’ një lëvizje e tillë.