Aksionet e HSBC Holdings PLC ranë me ritmet më të shpejta në tetë javë, duke shtirë rënien në mesin e rezervave bankare në Azi, teksa u ‘ndezën’ spekulimet e një dalje të mundshme të Greqisë nga rajoni i euros që do të destabilizonte bashkimin e monedhës së Evropës.
HSBC, e cila gjeneroi reth një të tretën e të ardhurave të saj për 2014 në Evropë, humbi 2 për qind ndaj HK$70.55 në Hong Kong , rënia e saj më e madhe brenda ditës që nga 4 maji. Indeksi Topix Banks i Japonisë ra më së shumti në 13 muaj, ndërsa katër huadhënësit më të mëdhenj të Australisë humbën të paktën 2 për qind secili.
Disa investitorët po vlerësojnë ekspozimin e bankave aziatike për çdo paqëndrueshmëri të mundshme në Evropë, pasi Greqia po lëviz drejt mbylljes së huadhënësve dhe vendosi kontrollet e kapitalit. Kryeministri i vendit Aleksis Tsipras bëri thirrje për një referendum në 5 korrik mbi paketën e propozuar të ndihmës, e cila nxiti kursimtarëvt të fillojnë tërheqjen e parave në fundjavë.
HSBC, me qendër në Londër, bën pjesë në mesin e bankave të huaja me ekspozimin më të madh në Greqi sipas një raporti të Berenberg.
Banka po monitorom zhvillimet, referoi Gareth Heëett, zëdhënës HSBC në HSBC me bazë në Hong Kong.